Bota

U largua nga Rusia për në Kiev, zëdhënësi i Gazprombank: Dua të mbroj atdheun tim

28 Prill 2022, 17:02 Nga DOSJA
U largua nga Rusia për në Kiev, zëdhënësi i

UKRAINË– Ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank ruse, Igor Volobuyev është larguar nga Rusia për në Ukrainë dhe synon të bashkohet me ushtrinë vendase “për të mbrojtur atdheun”, pasi ai është nga Okhtyrka, rajoni Sumy.

Në një intervistë për The Insider, Volobuev tha se nuk mund të qëndronte më në Rusi pasi ai është ukrainas dhe nuk mund të duronte krimet që po bënte Rusia në vendin e tij.

Nuk mund të isha më në Rusi. Nga kombësia jam ukrainas, kam lindur në Okhtyrka, nuk mund të shikoja më nga ana që po bën Rusia me atdheun tim. Vizita ime është si pendim, dua të ‘zhduk’ rusin te unë. Dua të qëndroj në Ukrainë deri në fitore”, ka thënë Volobuyev.

Ai u largua nga Rusia më 2 mars, pas kësaj u pushua nga banka. Ai udhëtoi për në Ukrainë nëpërmjet Turqisë, Letonisë dhe Polonisë dhe tani synon t’i bashkohet radhëve të mbrojtjes territoriale.

Deri në mars 2022, Igor Volobuyev ishte nënkryetar i Gazprombank, dhe para kësaj ai drejtoi shërbimin e shtypit të Gazprom për shumë vite. Është përmes Gazprombank që Evropa paguan për gazin rus dhe pikërisht në këtë bankë duhet të hapen llogaritë për të paguar furnizimet me gaz në rubla.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/Zelenskyy takohet me Guterres. SHBA: Ekzekutohen ukrainasit. Rubla në fuqi në Kherson

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota gazprombank igor volobuyev lufta ukraine-rusi gazprombank igor volobuyev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll