Bota

Përdoret për propagandë, e dashura e Putin pozon pranë simbolit ‘Z’: Luftën nuk duhet ta…

28 Prill 2022, 16:33 Nga DOSJA
Përdoret për propagandë, e dashura e Putin pozon pranë

RUSI- Ndoshta është dashuria e tij e madhe. Për presidentin 69-vjeçar rus Vladimir Putin, zonja e tij zyrtare, Alina Kabaeva, luan jo vetëm një rol aktiv në jetën e tij personale dhe si nënë e fëmijëve të tij, por edhe në propagandën ruse, teksa lufta në Ukrainë është ndezur.

Mediat ndërkombëtare besonin se, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, olimpia e artë e gjimnastikës ritmike ishte e izoluar në malet zvicerane në një shtëpi luksoze. Por tani, zonja zyrtare e presidentit rus është kthyer nga Zvicra për të shërbyer si mjet propagandistik i Kremlinit.

Nuk është rastësi që pak ditë më parë Alina Kabaeva u shfaq në publik në Moskë. Sipas gazetës gjermane “Bild”, e preferuara e Putin është parë në “Alina Festival”, duke pozuar përballë simbolit famëkeq rus “Z”, sinonim i sulmit të Putinit ndaj Ukrainës.

38-vjeçari rus prezantoi festivalin e gjimnastikës ritmike, në të cilin mori pjesë një kor ushtarak me këngë të Bashkimit Sovjetik, ndërsa dallohej edhe simboli ushtarak rus “Z”.

“Kjo festë nuk është vetëm për të gjithë vendin, kjo është një festë për çdo familje. Çdo familje ka një histori lufte dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë, por ta përcjellim brez pas brezi”, tha Kabaeva duke buzëqeshur.

Putin’s rumored mistress Alina Kabaeva made a rare appearance in Moscow, at the gymnastics festival “Alina” (named in her honor). Standing in front of a backdrop covered with “Z” symbols, Kabaeva spoke of WWII and said, without a hint of irony: “Every family has a war story.” pic.twitter.com/5ELCdDjgzV

— Julia Davis (@JuliaDavisNews) April 24, 2022

LAJMI KRYESOR: UFTA/Zelenskyy takohet me Guterres. SHBA: Ekzekutohen ukrainasit. Rubla në fuqi në Kherson

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota alina kabaeva lufta ukraine-rusi vladimir putin alina kabaeva lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll