Bota

Mbështeti sanksionet/McDonald’s humbet 127 milion dollarë nga mbyllja në Rusi dhe Ukrainë

28 Prill 2022, 16:47 Nga DOSJA
Mbështeti sanksionet/McDonald’s humbet 127 milion dollarë nga

RUSI- Kompania McDonald’s njoftoi muajin e kaluar se do të mbyllte përkohësisht restorantet e saj në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës nga vendi ku gjithashtu mbylli restorantet në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, këto mbyllje i kushtuan McDonald’s 127 milionë dollarë tremujorin e kaluar ku përfshihen pagat e stafit, pagesat për qeratë, furnizimet dhe mungesa e shitjeve. Mbylljet goditën të ardhurat neto të McDonald’s, të cilat ranë 28% në tre muajt që përfunduan më 31 mars.

McDonald’s tha në mars se do të vazhdojë të paguajë 62,000 punonjësit e saj rusë, pavarësisht nga mbyllja e restoranteve në vend. CEO i saj, Chris Kempczinski shtoi se McDonald’s po mbështet gjithashtu punonjësit ukrainas.

“Në të dy vendet, ne kemi vazhduar të paguajmë punonjësit dhe të ofrojmë mbështetje shtesë.“-tha ai.

Sipas një dokumenti investitor, kishte 847 restorante McDonald’s në Rusi në fund të vitit të kaluar. Së bashku me 108 të tjerë në Ukrainë, ato përbënin 9% të të ardhurave të kompanisë në vitin 2021.

Në nivel global, shitjet në restorantet e hapura për të paktën 13 muaj u rritën me 11.8% në tremujor, të nxitura nga vendndodhjet ndërkombëtare. Në Shtetet e Bashkuara, shitjet u rritën me 3.5%, pjesërisht falë çmimeve më të larta. Vitin e kaluar, McDonald’s rriti çmimet me rreth 6%.

Marketingu i kompanisë i artikujve bazë të menusë dhe rritja në biznesin e saj dixhital, pjesërisht falë programit të saj të shpërblimeve, kontribuan gjithashtu në rritjen e shitjeve në SHBA, tha McDonald’s.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/Zelenskyy takohet me Guterres. SHBA: Ekzekutohen ukrainasit. Rubla në fuqi në Kherson

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota chris kempczinski kompania mcdonald's lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise chris kempczinski kompania mcdonald's lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll