Bota

“Jemi mirë”/ Flet vajza e mafiozit grek që u vra duke festuar Pashkët! Ç’dihet për autorët

25 Prill 2022, 20:17 Nga DOSJA
“Jemi mirë”/ Flet vajza e mafiozit grek që u vra duke

GREQI– Giannis Skaftouros, biznesmeni 55-vjeçar grek, një emër i njohur në botën e mafies u vra ditën e sotme teksa festonte Pashkët me familjen, ndërkohë që mbeti e plagosur vajza e tij 22-vjeçare. Mediat greke kanë bërë me dije detaje të tjera lidhur me ngjarjen e ndodhur, ndërsa po përpiqen që të zbardhin të plotë të gjithë dinamikën e vrasjes. Giannis kishte dy vajza, njëra prej të cilave mbeti e plagosur sot, ndësa motra e saj ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen.

“Ne jemi mirë. Gjithçka keni mësuar është e vërtetë, mos na shqetësoni,”– u shpreh ajo.

Ndërkohë që lidhur me autorët e ngjarjes, deri më tani është gjetur një nga motoçikletat që përdorur nga autorët për kryerjen e krimit, pasi ajo shfaqi defekt gjatë arratisjes. Megjithatë vendosën që të merrnin mjetin e një fermeri duke e zbritur me dhunë, për t’u larguar më pas me mjetin e tij.

Sipas informacioneve nga burime policore dhe nga të njohur të viktimës, Skaftouros kishte frikë se ai ishte shënjestër të armiqve të tij, ndaj udhëtonte rrallë në Atikë dhe gjithmonë i shoqëruar nga ata që e mbronin. Megjithatë, për shkak të Pashkëve, ai kishte shkuar për të festuar me nënën dhe të afërmit e tij, diçka që pak njerëz e dinin, e nuk kishte marrë shumë masa.

Situatë nga e cila përfituan 4 “maskat” që i morën jetën. Të maskuar, helmeta kanë hyrë në oborrin e shtëpisë ku ndodhej Skaftouros me rreth 10 të afërm dhe miq dhe kanë qëlluar disa herë me kallashnikov drejt tij.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni giannis skaftouros greqi vritet giannis skaftouros giannis skaftouros greqi vritet giannis skaftouros

Sondazh

Poll