Bota

Erdoğan bisedë me homologun ukrainas: Do sigurohem për evakuimin e të plagosurve

25 Prill 2022, 19:41 Nga DOSJA
Erdoğan bisedë me homologun ukrainas: Do sigurohem për evakuimin e

TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Anadolu Agency shkruan se në një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës thuhet se gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë dhe çështjet lidhur me procesin e negociatave.

Presidenti Erdoğan në bisedë theksoi se duhet të sigurohet patjetër evakuimi i të plagosurve dhe civilëve në Mariupol, ku situata po bëhet gjithnjë më e e rëndë për çdo ditë që kalon. Ai tha se janë të gatshëm të sigurojnë të gjithë ndihmën që munden gjatë procesit të negociatave dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme, përfshirë ndërmjetësimin. Erdoğan ka vënë në dukje se edhe çështjen e garantuesit e shohin pozitivisht në parim.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Blinken takohet me Zelenskyy-n në Kiev, zjarr i madh në depon e naftës në Bryansk

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi recep tayyip erdoğan volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi recep tayyip erdoğan volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll