Art&Argëtim

‘Jam shumë i lumtur’, aktori Nicolas Cage zbulon emrin e vajzës dhe kuptimin e veçantë

25 Prill 2022, 17:35 Nga DOSJA
‘Jam shumë i lumtur’, aktori Nicolas Cage zbulon emrin e

SHBA- Aktori hollivudian Nicolas Cage dhe gruaja e tij Riko Shibata kanë zbuluar gjininë e fëmijës së tyre të parë dhe emrin e saj i cili do të jetë Lennon Augie pas John Lennon dhe August “Augie” Coppola, babai i ndjerë i Cage.

Sipas mediave vendase, për të shpjeguar kuptimin e emrit, Cage përshkroi se si babai i tij do të luante gjithmonë albumin ‘Let It Be’ të Beatles në stacionin e tij radiofonik, veçanërisht këngën Across the Universe.

Kur e dëgjoi këngën për herë të parë në moshën katër vjeçare, ai mbeti i fiksuar, i paralizuar nga muzika. Që atëherë, “Across the Universe” e John Lennon ka mbetur kënga e preferuar e Cage dhe mban një vend të veçantë në zemrën e tij.

Jam shumë i lumtur. Të qenit baba vajzë do të jetë aventura më e madhe e jetës sime.“-tha Cage.

Në janar, u konfirmua se Nicolas Cage dhe gruaja e tij Riko Shibata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe fëmijës së tretë të Cage, pas Weston dhe djalit të tij 16-vjeçar Kal-El nga martesa e tij e tretë me Alice Kim.

Këtë të enjte, dyshja pritën një shfaqje speciale të filmit më të fundit të Nicolas Cage, ‘Pesha e padurueshme e talentit masiv’ ku Cage, ishte gjithë kohës i buzëqeshur teksa ecte në tapetin e kuq me gruan e tij 27-vjeçare me të cilën u martua në vitin 2021.

Cage doli me një kostum të zi bazë me një këmishë të bardhë të hapur dhe pa kravatë. Për eventin në tapetin e kuq, ai kishte veshur edhe një pallto me kostum të zi, pantallona të zeza dhe këpucë të zeza. Riko kishte veshur një fustan të zi deri në dysheme.

Cage ka qenë i martuar më parë me Patricia Arquette (1995–2001), Lisa Marie Presley (2002–2004) dhe Erica Koike (1995–2001). Në 2019 Cage dhe Shibata u takuan përmes miqve të përbashkët në Shiga, Japoni, ndërsa Cage po xhironte ‘Të burgosurit e tokës së fantazmave.’

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz nicolas cage riko shibata nicolas cage riko shibata

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Prill 2022, 07:41

VIDEO/ Avokatja e Heard, fanse e aktorit Johny Depp

SHBA– Avokatja e Amber Heard, Elaine Bredehoft me anë të disa pamjeve në një video në Tik Tok duket se është fanse e aktorit Johny Depp. Kjo një shënjë që...