Art&Argëtim

Dorëhiqet avokatja e Heard? Aludimet pas mashtrimit me ‘make up’-in në sallën e gjyqit

25 Prill 2022, 07:13 Nga DOSJA
Dorëhiqet avokatja e Heard? Aludimet pas mashtrimit me ‘make

SHBA– Avokatja kryesore e Amber Heard, Elaine Bredehoft ka tentuar të tërhiqet pas gënjeshtrës që iu zbulua në sallën e gjyqit. Mediat nisën të shkruanin për një tërheqje të Bredehoft në momentin që kompania “Milani Cosmetics”, i zbuloi gënjeshtrën që tha në sallën e gjyqit. Megjithatë, lajmi i dorëheqjes së Bredehoft është i rremë. Zyra ka mohuar që avokatja të jetë tërhequr. Marca shton se ata janë të fokusuar në fitimin e çështjes përballë Depp.

Avokatja e Heard nxorri një paletë në sallë të komapnisë “Milani cosmetic” dhe tha se me të aktorja mbulonte shenjat e dhunës së shkaktuar nga Johny Depp. Por kompania e përgënjeshtroi! Milani Cosmetic deklaroi se paleta e përdorur në sallë ishte prodhuar në vitin 2017 dhe nuk kishte se si Amber Heard ta kishte përdorur gjatë viteve 2012-2016 që ajo ka bashkëjetuar me Depp.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll