Art&Argëtim

Kompania ‘Milani Cosmetics’ zbulon mashtrimin e Amber në gjyq: S’ke përdorur produktin tonë

25 Prill 2022, 07:06 Nga DOSJA
Kompania ‘Milani Cosmetics’ zbulon mashtrimin e Amber në gjyq:

SHBA– Aktorja Amber Heard, në gjyqin aktual për shpifje ndaj ish-bashkëshortit yllit të Hollivudit Johnny Depp, ka deklaruar se kishte përdorur një produkt grimi nga ‘Milani Cosmetics’ për të mbuluar të nxirat që Depp i kishte shkaktuar asaj nga dhuna e ushtruar. Por Depp, e kundërshton pasi sipas tij kjo ishte e pamundur pasi në kohën kur Heard thuhet se kishte përdorur grimin, seti nuk ishte ende në treg.

Sipas mediave amerikane Heard, ka përdorur make up-in në 2012 dhe 2016 kur çifti ishte ende bashkë. Por kompania njoftoi në një video të TikTok se shitja e produktit doli në treg në dhjetor të 2017. Sipas Depp ishte pamundur të ishte përdorur nga Heard-it, siç pretendoi avokatja. Është e paqartë nëse dëshmia e kompanisë do të luajë një rol në gjykatë.

Ish-asistentja personale e Amber Heard, Kate James, ka thënë se ajo kurrë nuk e ka parë aktoren të lënduar, të mavijosur apo të fryrë. Dëshmitarët në anën e Depp gjithashtu thanë në gjykatë se nuk kishin vënë re asnjë mavijosje në fytyrën e saj. Tashmë jemi në javën e tretë të gjyqit. Johnny Depp është marrë në pyetje, por Amber Heard ende nuk është përballur me të.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz amber heard johnny depp milani cosmetics perballja amber-johny amber heard johnny depp milani cosmetics perballja amber-johny

Sondazh

Poll