Bota

‘Megan kontrollon Harryn, ata do të divorcohen’,rikthehet Trump në intervistë eksklusive

25 Prill 2022, 16:26 Nga DOSJA
‘Megan kontrollon Harryn, ata do të divorcohen’,rikthehet Trump

BRITANI- Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump do to të sjellë sërish në ekran gazetarin britanik Pierce Morgan në një intervistë të dhënë pvr të e cila do të transmetohet sot në mbrëmje.

Në një fragment të emisionit, të titulluar “Pa censurë”, kur pyetet për familjen mbretërore ai tha se Princ Harry kontrollohet nga gruaja e tij, aktorja Megan Markle dhe se marrëdhënia e çiftit do të përfundojë në divorc.

‘Harryn e tërheq nga hunda Megan dhe ai nuk ka asnjë pushtet, mendoj se ata do divorcohen dhe ai do të kthehet te familja e tij’-tha Trump.

Kjo intervistë shënon rikthimin e madh të Pierce Morgan, që kur u largua në mars 2021 nga emisioni i mëngjesit i rrjetit televiziv ITV. Ai kishte akuzuar Markle, si gënjeshtare, pasi në intervistë me Oprah Winfrey kishte përmendur  idenë e saj për vetëvrasje dhe mungesën e mbështetjes nga familja mbretërore.

Në një moment tjetër shihet se Trump largohet në mes të intervistës kur Morgan i tha se ai humbi zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, të cilat, siç këmbëngul ai, ishin “vjedhur”.

Në një deklaratë për shtyp, Trump tha se Morgan u përpoq në mënyrë të paligjshme dhe mashtruese të ndërpresë intervistën e gjatë dhe të mërzitshme. Gjithçka është aty”, u përgjigj gazetari.

‘Talk TV’ është emisioni i cili vjen nga një rrjet i ri mediatik i ngritur nga manjati Rupert Murdoch. TalkTV do të transmetohet në televizionin britanik, platformat e transmetimit dhe Youtube dhe do të përbëhet nga reporterë nga Times dhe Sun, dy gazeta në pronësi të Murdoch.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald trump meghan dhe princ harry pierce morgan rupert murdoch donald trump meghan dhe princ harry pierce morgan rupert murdoch

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2022, 15:57

SHBA-të duan ta shohin Rusinë të mundur

SHBA- Presidenti Joe Biden e ka bërë gjithmonë të qartë se SHBA nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë. BBC shkruan se ai nuk do të dërgojë trupa...