Aktualitet

EMRAT/ Zgjidhen krerët e degëve të PD në Belsh, Maliq, Vorë dhe Krujë

24 Prill 2022, 17:28 Nga DOSJA
EMRAT/ Zgjidhen krerët e degëve të PD në Belsh, Maliq,

TIRANË– Zgjidhen krerët e degëve të Partisë Demokratike në Belsh, Maliq, Vorë, Krujë dhe në degën nr.14 në Tiranë. Në njoftimin e Partisë Demokratike bëhet me dije se Kryetar i PD Dega Belsh u shpall Dritan Flamur Cani me 94% të votave, ndërsa Kryetar i PD Dega Maliq u shpall Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Vorë u shpall Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave, kurse Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave u shpall Xhevair Sali Bilja me 41% të votave. Në Tiranë në degën nr.14 kryesoi Besim Mexhit Kuka me 78% të votave.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike: Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Belsh. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Belsh u shpall z. Dritan Flamur Cani me 94% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Maliq. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Maliq u shpall z. Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Vorë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Vorë u shpall z. Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega 14 Tiranë dhe PD Krujë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Komisionet e Votimit shpallën:

– Kryetar i PD Dega 14 Tiranë, z. Besim Mexhit Kuka me 78% të votave.

– Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave, z. Xhevair Sali Bilja me 41% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhje për kryetar dege në PD! Anulohen për kreun e Buqizës, votohet në 5 degë të tjera

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike rithemelimi merr pd zgjedhje ne deget e pd rithemelimi merr pd zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll