Art&Argëtim

1.4 milion njerëz të interesuar për “Stuhinë e Zonës 51”. Çfarë mund të shkojë keq më 20 shtator?

17 Korrik 2019, 08:42 Nga DOSJA
1.4 milion njerëz të interesuar për “Stuhinë e

SHBA-  Ndodh që kur shikon filmat amerikanë të lidhur me çështjen e “Zonës 51”  të nesërmen ose gjatë natës të krijohet ideja sikur aljenët vërtet ekzistojnë.

Lidhur me legjendën urbane të “Zonës 51”  pavarësisht nëse teoritë e konspiracionit janë të vërteta dhe objekti i forcave ajrore të Nevadës strehon këto gjallesa jashtëtokësore, ai ende do të kualifikohej si më i çuditshëm se interneti.

Në një postim në rrjetin social në Facebook me titull “Stuhia e zonës 51, krijuesit shpjegojnë: “Të gjithë do të takohemi në zonën turistike të zonës 51 dhe koordinojmë hyrjen tonë. Nëse ne naruto vrapojmë, ne mund të lëvizim më shpejt se plumbat e tyre.”

Plani i tyre, i planifikuar për orët e vona të 20 shtatorit, në “Zonën 51” kanë nisur të jenë entuziast për këtë gjë.  1.4 milion njerëz kanë RSVP’d  që marrin pjesë në bastisje, ndërsa 1.1 milion të tjerë kanë goxha interes për t’u bërë pjesë e bastisjes.

Në një post të mbështetur në krye të faqes së ngjarjes, një përdorues me emrin Jackson Barnes ka tërhequr një skemë  nga “plani i  lojës”, duke ilustruar se si fraksione të ndryshme të pjesëmarrësve mund të mbulojnë më së miri bazën.

Nën skemën Jackson Barnes, shkruan: “Përshëndetni qeverinë amerikane, kjo është një shaka dhe unë nuk kam ndërmend të vazhdoj me këtë plan. Unë vetëm mendova se do të ishte qesharake dhe do të më jepte disa “like”. Aktualisht ai ka 101,000 like për për përpjekjen e tij.

Mohimi i Barnes përmban ndoshta pjesën më të rëndësishme të informacionit që di nga kjo histori: “Stuhia në zoënën 51″ është një shaka. Dhe përmes angazhimit me atë shaka, shumica e njerëzve thjeshtë po përpiqen ta shohin atë në ekstrem, duke postuar sugjerime jo të vlefshme të bazuara në shenja astrologjike.

“The Times” gjithashtu vuri në dukje se hoteli i vogël i Nevadas ” “Little A’Le’Inn” ” është  i rezervuar nga shumë vizitorë më 20 shtator, vetëm për faktin se kjo datë i referohen ngjarjes së famshme të Facebook-it, për “Zonën 51”.

Por të gjithë ata që kanë rezervuar dhomë në Nevada me qëllim që të zbresin në “Zonën 51,” nuk do ja arrijnë qëllimit pasi zona është e kufizuar.

E vërteta, ndoshta, është atje në “Zonën 51”

Marrë dhe përshtatur nga Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete 20 shtatori shba stuhia ne zonen 51" zona 51 20 shtatori shba stuhia ne zonen 51" zona 51

Sondazh

Poll