Art&Argëtim

Për herë të parë në 1 mijë vjet, arinjtë dhe ujqërit ndajnë të njëjtin habitat në pyjet e Britanisë së Madhe

17 Korrik 2019, 08:00 Nga DOSJA
Për herë të parë në 1 mijë vjet, arinjtë dhe

BRISTOL- Për herë të parë në më shumë se 1,000 vjet arinjtë dhe ujqërit  na kanë surprizuar sesi ata ndjanë të njëjtin habitat.

Arinjtë ngjyrë kafe evropian, që mendohet të jenë zhdukur shumë vite më parë dhe ujqërit në ngjyrë të errët që jetonin lirisht deri në shekullin e 17-të, jetojën sëbashku në një pyll pranë Bristol.

Një pjesë e projektit Wild Place Project të Shoqatës Zoologjike të Bristol-it  ju jep vizitorëve një paraqitje të shkurtër të jetës në pyjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Që nga e enjtja e 25 korrikut, çdo njeri ka mundësinë t’i vëzhgojë  arinjtë, ujqërit, rrëqebujt dhe ujqërit me lëkurën në ngjyrë të errët, nga një vend i posatçëm që ëshët i sigurt për ta.

Për momentin, të katër speciet janë duke u larguar, por ideja është që brenda disa javësh apo muajve katër arinj dhe pesë ujqër të lejohen të jetojnë në një shesh prej 10,000 metrash katrorë.

Justin Morris, shefi ekzekutiv i Shoqërisë Zoologjike të Bristol, tha: “Do të jetë hera e parë që të dy lloj speciesh kanë jetuar së bashku në pyjet e lashta britanike për më shumë se 1.000 vjet. Ne jemi të ngazëllyer për t’i parë ata së bashku në të njëjtën hapësirë ​​”.

Will Walker, një menaxher i kafshëve në Projektin Wild Place, tha gjithashtu se do të ishte një moment i tensionuar kur arinjtë dhe ujqërit ishin ballë për ballë. “Ne e dimë se ata nuk konkurrojnë për të njëjtat ushqime, por duke vënë përballë dy lloje speciesh të egra do të jetë gjithnjë e më shumë nervoze.”

Marrë dhe përshtatur nga theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete arinjte dhe ujqerit jetojne ne nje habitat bristol hera e pare pas 1000 vjeteve arinjte dhe ujqerit jetojne ne nje habitat bristol hera e pare pas 1000 vjeteve

Sondazh

Poll