Art&Argëtim

FOTO-Will Smith shfaqet i qeshur në daljen e tij të parë publike pas inicidentit në Oscars

23 Prill 2022, 16:34 Nga DOSJA
FOTO-Will Smith shfaqet i qeshur në daljen e tij të parë publike

INDI– Aktori Will Smith është fotografuar për herë të parë që nga nata e Oscars 2022, ku fituesi i çmimit “aktori më i mirë” goditi me shuplakë Chris Rock pas një shakaje me gruan e tij, Jada Pinkett Smith.

Ylli i “King Richard” dukej se ishte në humor të madh në fotot ku ai shihet duke buzëqeshur me fansat, duke bërë fotografi dhe përshëndetuar ata që e pritën në Mumbai, Indi.

Ndërsa qëllimi i udhëtimit të yllit hollivudian në Indi nuk dihet aktualisht, ka të ngjarë të jetë një ‘arratisje’ për aktorin, i cili u përjashtua nga të gjitha ngjarjet e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit për 10 vjet pasi sulmoi publikisht Rock. Akademia përcaktoi se për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz will smith will smith

Sondazh

Poll