Art&Argëtim

Donald Veshaj i bën thirrje Bora Zemanit: Je mendimi im i parë pas tërmetit, të pres…

23 Prill 2022, 09:14 Nga DOSJA

TIRANË- Pas termetit të fuqishëm në Bosnje, lëkundjet u ndjenë në disa shtete, përfshirë edhe vendin tonë. Mes shumë njerëzve të panikosur nga tërmeti nuk mungoi edhe reagimi i Vipa-ve shqiptarë, një ndër to ishte aktori i humorit donald Veshaj i cili postoi në Instastory një batutë.

“Le të fillojnë telefonatat: A e ndjeve tërmetin?”-shkruante ai.

Pas postimit në Instagram Donaldi ka postuar edhe një video nga Tik-Tok ku në sfond dëgjohej një pjesë e këngës së njohur JP Saxe- ‘If the World was ending.’ E teksa Donaldi këndonte dhe bënte mimikën e fytyrës të trishtuar poshtë videos ka shkruar: “Mendimi im i parë pas tërmetit. Të pres në autostradë sonte!”

Kjo bëri që fansat menjëherë të fillonin të aludonin se mos kjo ishte ndonjë thirrje për ish-të dashurën e tij, moderatoren Bora Zemanit. Aktori Donald Veshaj u nda nga Bora Zemani kur ishtë pjesë e ‘Big Brother VIP’. Ai nisi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe pas daljes nga formati menjëherë u nda nga ajo. Në postimin e fundit ai është shprehur së është penduar edhe dëshiron të rikthehet me Borën.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip bora zemani donald veshaj big brother vip bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll