Art&Argëtim

“Jam mbretëreshë”, e vogla ‘injoron’ Veliajn, kryebashkiaku: Të të bjerë Tirana në dorë ty…

22 Prill 2022, 20:00 Nga DOSJA
“Jam mbretëreshë”, e vogla ‘injoron’ Veliajn,

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka zgjedhur të zhvillojë një takim në dukje spontan me një vajzë të vogël. Në videon e publikuar prej vetë atij në ‘Tik Tok’, Veliaj përshëndet të voglën, por ajo nuk tregohet aq mikpritëse. Gjyshja e vajzës i thotë Veliajt se ajo nuk përshëndet të panjohurit dhe nuk i prek njerëzit e tjerë. Këtë gjë, kryebashkiaku e merr me sportivitet dhe nis të bisedojë në distancë me vajzën. E vogla thotë se është mbretëreshë, ka kurorë me diamante, të cilën e kishte lënë në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

♬ original sound – Lali Eri

Erion Veliaj: Si je ti

Gjyshja: I kanë thënë të mos prekë njerëzit

Erion Veliaj: Jo, jo mos prek ti, prek vetëm ato që kanë prekur të gjithë në pazar….Pse më shikon ashtu

Vajza: Unë jam më e zgjuar

Erion Veliaj: Po që ti je më e zgjuar, nuk diskutohet fare, fare, unë mund të jem sa gjysma jote. Po ju jeni baroneshë e cilës familje

Vajza: Mbretëreshë

Erion Veliaj: Më fal moj mbretëreshë

Vajza: Unë kam kurorë

Erion Veliaj: Ku e ke kurorën, mos e ke harruar

Vajza: E kam te shpia

Erion Veliaj: E ke kurorën me diamante apo kështu

Vajza: Me diamante

Erion Veliaj: Të lodhën këta njerëzit e thjeshtë eee, të të bjerë në dorë Tirana e sheh ti pastaj. Paçim mbretëresha e paske yllin në ballë…..

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

virale virale bashkia e tiranes erion veliaj bashkia e tiranes erion veliaj

Sondazh

Poll