Bota

Patriarku rus shpreson për paqen, por nuk e dënon luftën

23 Prill 2022, 15:41 Nga DOSJA
Patriarku rus shpreson për paqen, por nuk e dënon luftën

RUSI- Udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, ka thënë se shpreson që konflikti në Ukrainë të përfundojë së shpejti. Por duke folur në prag të Pashkëve Ortodokse, ai nuk e dënoi luftën.

“Zoti para së gjithash pajtoftë popullin tonë në Ukrainë, në Donbas, ku ende po derdhet gjak”, tha ai në një shërbim në Moskë.

BBC shkruan se deklarata i bëri jehonë pohimit të Presidentit Vladimir Putin se rusët dhe ukrainasit janë në thelb i njëjti komb.

“Dhëntë Zoti që kjo dhuratë e Pashkëve t’i ndihmojë ata që janë përfshirë në këtë konflikt të vështirë të qetësojnë zemrat, mendjet, shpirtrat e tyre, në mënyrë që grindjet e brendshme të marrin fund sa më shpejt dhe të mbretërojë paqja e shumëpritur”, tha patriarku.

Një aleat i ngushtë i Putinit, ai ka bërë më parë deklarata duke mbështetur ofensivën e Moskës në Ukrainë dhe ka zemëruar disa brenda Kishës Ortodokse Ruse brenda dhe jashtë vendit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Nis evakuimi në Mariupol, Rusia akuzon SHBA-në Zelensky: Ky është vetëm fillimi

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi patriarku kirill vladimir putin lufta ukraine-rusi patriarku kirill vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2022, 14:35

Poliomeliti paralizon një fëmijë në Pakistan

Zyrtarët shëndetësorë në Pakistan kanë bërë të ditur infektimin e parë me poliomelit pas më shumë se një viti, duke nxitur kryeministrin e sapozgjedhur Shehbaz ...