Bota

Forcat ruse goditën qytetin jugor të Mykolaiv gjatë natës, sot nis shtetrrethimi i Pashkëve

23 Prill 2022, 12:38 Nga DOSJA
Forcat ruse goditën qytetin jugor të Mykolaiv gjatë natës,

UKRAINË- Forcat ruse vazhduan të bombardojnë qytetin e Mykolaiv gjatë natës, tha një guvernator rajonal ukrainas të shtunën, duke bërë që zyrtarët të vendosin një shtetrrethim përpara periudhës së Pashkëve.

“Ka pasur përsëri bombardime sonte. Ata goditën një kafene, pa viktima, faleminderit Zotit.”- tha Vitaliy Kim, kreu i administratës ushtarake rajonale të Mykolaiv i cili shtoi se një shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 7 pasdite deri në 5 të mëngjesit përpara shërbimeve lokale të Pashkëve.

Njoftimi vjen një ditë pasi Hanna Zamazeeva, shefja e këshillit rajonal të Mykolaiv, tha se të paktën 20 njerëz ishin plagosur në rajon në dy ditët e fundit, mes sulmeve nga trupat ruse.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar për provokime të paspecifikuara nga forcat ruse gjatë festës së Pashkëve, e cila festohet nga shumë ukrainas sipas kalendarit Julian, dhe u kanë kërkuar qytetarëve në disa rajone që ta shënojnë festën në shtëpi.

Territori midis Mykolaiv dhe Kherson në juglindje ka pasur luftime intensive gjatë tre javëve të fundit ndërsa forcat ukrainase kanë nisur kundërsulme. Vetë Mykolaiv është granatuar rregullisht nga forcat ruse, por mbetet nën kontrollin e Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Shefi i OKB-së do të takohet me Putinin në Moskë, Zelensky:Ky është vetëm fillimi

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hanna zamazeeva lufta ukraine-rusi vitaliy kim hanna zamazeeva lufta ukraine-rusi vitaliy kim

Sondazh

Poll