Bota

Video virale që tregon dëshpërimin e banorëve të Shangait fshihet nga autoritetet kineze

23 Prill 2022, 12:57 Nga DOSJA
Video virale që tregon dëshpërimin e banorëve të

KINË– Një video që u bë virale në rrjetet sociale që tregon ndikimin e bllokimit të Shangait tek banorët e saj është fshirë nga interneti në Kinë nga censuruesit, duke shkaktuar konfuzion dhe zemërim tek përdoruesit.

Videoja gjashtë minutëshe, “Zëri i Prillit”, është një montazh i zërave të banorëve të regjistruar gjatë karantinës. Në të dëgjohen banorët që ankohen për mungesën e ushqimeve dhe ilaçeve, por edhe për trajtimin e ashpër të tyre nga autoritetet.

Krijuesi i videos u ka shtuar këtyre pamjeve bardh e zi, në renditje kronologjike, një sërë tingujsh nga konferencat për shtyp, video të postuara në rrjetet sociale apo telefonata nga banorët. Videoja u shpërnda në masë të premten mbrëma në rrjetin social WeChat. Por censuruesit arritën të fshinin çdo gjurmë të tij brenda pak orësh.

Kryeqyteti financiar i Kinës, me një popullsi prej 25 milionë banorësh, po përballet me shpërthimin e tij më të keq Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 12 vdekje të reja dhe më shumë se 23,000 raste të reja të  koronavirusit në Shangai. Autoritetet vendore e atribuojnë këtë rritje të re të rasteve kryesisht me mbipopullimin në disa pallate të vjetra, ku kuzhina dhe tualete janë të përbashkëta. Pothuajse të gjithë banorët janë izoluar që nga fillimi i prillit. Shumë e kanë të vështirë të marrin produkte të freskëta dhe të vizitojnë një mjek.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota karantina ne shangai koronavirusi në kinë karantina ne shangai koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll