Editorial

Davidi, Golia, Enkelejdi dhe Partia

23 Prill 2022, 13:57 Nga DOSJA
Davidi, Golia, Enkelejdi dhe Partia

Nga Meri Lika

Sot në ditën ndërkombëtare të librit më pëlqen të sjellë një fragment nga një libër i Malcom Gladëell me titull “Davidi dhe Golia”. Në prathënien e këtij libri thuhet:

“Davidi dhe Golia është një libër për atë që ndodh kur njerëzit normalë përballen me gjigantë. Me “gjigantë” nënkuptoj kundërshtarë të fuqishëm të të gjitha llojeve: qofshin ato ushtri dhe luftëtarë të pamposhtur; qoftë paaftësi, fatkeqësi apo shtypje.”

Kështu po më duket mua sot beteja mes Berishës dhe Shteteve të Bashkuara. Amerika mund të fitojë por, Berisha sipas mendimit tim do të jetë Davidi i kësaj beteje. Unë e kuptoj shumë mirë ambasadoren amerikane. Ajo e ka të pamundur të lejoj që Berisha të dalë më i fortë se shteti i saj i madh. Arroganca e saj, duke na treguar se mund të bëj presion edhe tek gjykatat e reformës në drejtësi, të cilën na e reklamoi me aq zjarr e pasion, po na tregon se kjo reformë asnjëherë nuk ka qenë, nuk është dhe kurrë nuk ka për të qenë ashtu siç u trumbetua.
Deklaratat e ambasadores nuk janë asgjë më shumë përveç faktit se për të arritur qëllimin e saj fuqia më e madhe botërore shkel çdo parim lirie, demokracie dhe të drejte, për të cilat shfaqet se vetë i ka me tepri dhe lufton që edhe bota t’i ketë si ajo (çfarë hipokrizie).
U kuptua se shumica e gjyqtarëve (ata jo malokët kuptohet) janë letësisht të nënshtrueshëm përpara presioneve dhe shantazheve. Ndoshta shpresa se mund të kalojnë vetingun i bën ata të gjunjëzohen kaq lehtë.

Megjithatë nuk dua të merrem me Yuri Kimin, se për të e kam thënë mendimin tim dhe ajo e mori përgjigjen nga vota e 6 marsit duke u bërë NON GRATA e shumicës së votuesve të djathtë. Sot dua të shkruaj pak fjalë, për pjesën e Partisë Demokratike për të cilën ambasadorja, ka dalë hapur në sheshin e luftës dhe po bën Golian e tyre.

Që partia e selisë dhe e vulës është pakicë, tashmë e dinë të gjithë, madje këtë gjë e ka pranuar edhe pakica vetë, por edhe pse në pozitë krejt të pamerituar, kjo pjesë kërkon me çdo kusht dhe çdo mjet të arrijë të jetë ajo që ta drejtojë partinë. Është shumë naive të mendohet se votuesit e djathtë do ndjekin Enkelejd Alibeajn vetëm e vetëm se këtij të fundit i është krijuar bindja se është “kapiteni” i merituar i skuadrës së PD-së dhe i vetmi që mund të organizojë ekipin duke “përthithur” edhe shumicën e Berishës por, pa Berishën ama.

Mendoj se duhet të jetë mendjeshkurtësi të presësh zotërimin e një partie politike me paterica të tilla si Yuri Kim apo me vendime gjykatësish nën presion, sepse eksperienca e Lulëzim Bashës e tregoi qartë se diplomatë e vegjël të një vendi të madh, nuk kanë asnjë dëshirë që të heqin nga pushteti Edi Ramën, por nga ana tjetër votuesi i djathtë demonstroi se nuk ka aspak ndërmend të drejtohet andje nga fryn era amerikane.

Pakica enkelejdiane ende nuk e ka kuptuar se me metoda naivësh politikë dhe me paterica gjysmake, mund të mbash një ndërtesë, mund të mbash një vulë, madje mund të mbash edhe deputetllëkun por asnjëherë nuk mund të mbash antarësinë, ajo nuk komandohet./Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial editorial nga meri lika meri lika editorial nga meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 22 Prill 2022, 18:41

Rama zgjedh precedentin, jo presidentin!

TIRANË– Pasi socialistët pas mbledhjes së grupit parlamentar shprehën emrat e tyre për Presidentin e vendit, kryeministri Edi Rama ua ka hedhur të gj...

Editorial 15 Prill 2022, 16:49

Akuzat ndaj Bashës që denoncojnë Berishën

Nga Andi BushatiSali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të kota ndaj Lulzim Bashës, sa herë që i paraqitet kjo mundësi. Edhe në konferencën e ...

Editorial 15 Prill 2022, 16:33

Berisha po i bën naftën akoma pa e nisur…

Nga Ermal MulosmaniDuke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjimin tim të plotë nga një shpresë naive për ndryshim. Kam marrë anën e tij në betejën kundër Lulzim Ba...

Editorial 9 Prill 2022, 10:28

Etyd nga Kongresi i PS !

Nga Agron GjekmarkajSot Kryeqyteti u zgjua në festë! Partia Socialiste ka kongresin e saj të disatë ! Në Zog të Zi u shfaq Frida Krifca me akademinë e barinjve ...

Editorial 7 Prill 2022, 10:59

Demokracia e fantazmave të Edi Ramës

Nëse “Këshillimi Kombëtar” do të bëhet vendim-marrës, do të jetë hapi i fundit drejt eliminimit të demokracisë. Kur nisi ky proces, askush nuk mendoi se përtej ...