Editorial

Rama zgjedh precedentin, jo presidentin!

22 Prill 2022, 18:41 Nga DOSJA
Rama zgjedh precedentin, jo presidentin!

TIRANË– Pasi socialistët pas mbledhjes së grupit parlamentar shprehën emrat e tyre për Presidentin e vendit, kryeministri Edi Rama ua ka hedhur të gjitha poshtë më një të rënë “të lapsit”. Dje në Kuvend, kryeministri Rama u kujtua që t’u tregonte edhe për një detaj që kishte shpëtuar. Presidenti nuk mund të jetë pjesë e grupit të Partisë Socialiste.

Ndërkohë që disa ditë më parë i mori të gjithë pjesëtarëve të grupit parlamentar të PS, secili propozoi nga 3 emra. Por rregulli i parë i nxjerrë krejt papritur nga Rama ka reduktuar emrat në 67 kandidatë, që ende nuk dihet se kush janë të propozuarit. Megjithatë ky është vetëm seleksionimi i parë, pasi me vazhdimin e procedurës mund të ketë edhe rregulla të tilla që Rama i “shpik” në moment, si dhe kur të dojë. Përshembull gjatë dhjetra deklaratave që ai ka bërë, e po ashtu edhe Taulant Balla, asnjë nuk e përmendi “veto-n e socialistëve”.

Pra deputetët kanë bërë propozimet e tyre pa i ditur kushtet, e 67 kandidaturat nga 74 emrave të grupit të PS u hodhën poshtë më një fjalë goje. Por nuk është problemi se Rama tallet apo nuk e përfill grupin e tij, sepse kjo është skenë e parë edhe më parë, emëron/shkarkon/kritikon kë do vetë madje dhe LIVE në televizion duke i lënë jo pak herë edhe me gojë hapur. Problemi është gjetkë. 

Me ata që e pranojnë talljen, të sillet si të dojë. Por kjo fshirje emrash është mënyra se si Rama dhe ka ndërmend të na qeverisë, ligjërisht deri në vitin 2025. Problemi qëndron tek palët e tjera që mund të na e kursejnë fasadën. A duhet ti besojë shoqëria civile këtij procesi? Po opozita? Po ata që kanë dërguar propozimet e tyre me email? Se e kishin me merak që të reklamohej siç duhet dhe në media. Nëse kishte ndokush dyshime, tani është tejet e qartë se Rama është prestigjatori i cirkut të PS-së që do nxjerri nga kapela atë që do vetë.

Ama suspancën e ka ruajtur! E bën për të mbajtur audiencën e karrikuar me “boom boom-et” në sfond. Duket sikur më shumë se presidentin, Rama po zgjedh precendentin! Pas Këshillimit Kombëtar, proces që vetë e dirigjoi në bashkëpunim me Postën Shqiptare, duket se të njëjtën gjë po bën me presidentin. Sa mundësi ka që përgjigjet e vërteta të kenë  patur fatin e propozimeve të deputetëve socialistë? Jo për gjë po edhe në zgjedhjet kishte më shumë vota të pavlefshme sesa fleta të Këshillimit. Në fund të Këshillimit, “kurbani” ishte Ervin Bushati, e kësaj here do jetë demokracia. Tani çdo gjë do na duket normalitet.

Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial kryesore edi rama zgjedhja e presidentit te ri edi rama zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll

Editorial 15 Prill 2022, 16:49

Akuzat ndaj Bashës që denoncojnë Berishën

Nga Andi BushatiSali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të kota ndaj Lulzim Bashës, sa herë që i paraqitet kjo mundësi. Edhe në konferencën e ...

Editorial 15 Prill 2022, 16:33

Berisha po i bën naftën akoma pa e nisur…

Nga Ermal MulosmaniDuke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjimin tim të plotë nga një shpresë naive për ndryshim. Kam marrë anën e tij në betejën kundër Lulzim Ba...

Editorial 9 Prill 2022, 10:28

Etyd nga Kongresi i PS !

Nga Agron GjekmarkajSot Kryeqyteti u zgjua në festë! Partia Socialiste ka kongresin e saj të disatë ! Në Zog të Zi u shfaq Frida Krifca me akademinë e barinjve ...

Editorial 7 Prill 2022, 10:59

Demokracia e fantazmave të Edi Ramës

Nëse “Këshillimi Kombëtar” do të bëhet vendim-marrës, do të jetë hapi i fundit drejt eliminimit të demokracisë. Kur nisi ky proces, askush nuk mendoi se përtej ...

Editorial 4 Prill 2022, 17:00

Manifestim në solidaritet me Ukrainën

Nga Florion MetohuNë datën 8 prill ora 12:00, në sheshin Skënderbej do të mbahet një manifestim për tu solidarizuar me popullin ukrainas, ndaj të cilit po shkak...