Editorial

“Bllakoizmi” ose zbrazja e politikës nga intelektualët

5 Prill 2022, 08:02 Nga DOSJA
“Bllakoizmi” ose zbrazja e politikës nga intelektualët

Nga Meri Lika

Ecuria politike e Alqi Bllakos, me kapërcime ylberiane, duke nisur nga Partia Demokratike, tek Lëvizja Socialste për Integrim dhe në fund tek Partia Socialiste, është shpjegimi më i mirë i nivelit të personaliteteve që ka sot, në politikën shqiptare, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me programet e partive apo me idetë dhe parimet e vetë këtyre individëve.

Po e quaj bllakoizëm këtë lloj fenomeni i cili që nga koha kur listat e deputetëve kaluan në duart e kryetarëve, ka krijuar dhe vazhdon të krijojë jo më politikanët profesionistë por, politikanët servilë, hajdutë, të korruptuar, kriminelë, dallkaukë dhe pa personalitet të cilët rendin pas pushteteve, e aviten si kërmilli për të bërë të mundur që të marrin nga politika atë që nuk arrijnë ta marrin dot me punën e tyre profesionale. Profesionistët në politikë sot janë një specie e zhdukur. Ata kanë frikë nga politika por dhe politika tregon një indiferencë absolute ndaj gjithçkaje që mund të quhet profesionalisht intelektuale.

Partitë tona politike dhe sidomos kryetarët e tyre janë të interesuar të kenë rreth vetes njerëz lehtësisht të manipulueshëm dhe i kontrollueshëm, në mënyrë që të mund të marrin vendimet që dëshirojnë pa u shqetësuar nga askush. Që të jesh i parapëlyer i pushteti nuk ka nevojë të jesh i zoti dhe i lirë në mendim e në veprim por, mjafton ta ndërtosh veten si një “konkubinë” që idealizon liderin si pothuajse Zeus, si Skënderbeun e epokës sonë, si njeri unik, si shpëtimtar të kombit madje edhe të botës, e kështu mund të mbërthehesh pas një karrigeje ministreshe apo një karrigeje deputeti.

Figura e intelektualit, si figura e një personi të pavarur që ndërhyn në shoqëri dhe në politikë përmes fjalës dhe veprimeve qytetare, tashmë i përket kohës së shkuar, sepse sot në politikën shqiptare nuk ka më asnjë mundësi që intelektualët e vërtetë dhe të pavarur të “lulëzojnë”.

Në batakun me deputetë si ajo e thagmave të këpëratave, apo të atyre që e kanë detyrim ecjen me makinë, apo me ato të delireve të gjysmë perëndive, asnjë profesionist nuk ka aspak dëshirë të fillojë ta identifikojë veten, sepse, sipas mendimit tim, këta profesionistë dhe itelektualë e konsiderojnë veten pa prirje militante, ata japin opinione në shërbim të shoqërisë por i qëndrojnë larg bërjes pisë nga politika.

Sot kanalet e komunikimit si FaceBook, Twiter etj, janë bërë mjeti kryesor për komunikimin e kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë por, gjasat që të lexohen dhe të dëgjohen edhe pse mund të rriten përditë, asnjëherë nuk do mund të kenë forcën dhe aksesin për të arritur tek qytetari i thjeshtë siç i bëhet e mundur bllakoizimit.

Profesionistët dhe intelektualët janë më komod të trajtohen si disidentë se sa të quhen politikanë. Përfshirja e politikës në një simbiozë të pandashme me korrupsonin, servilizmin dhe paaftësinë i detyron intelektualët, të qëndrojnë sa më larg duke e kthyer veten në një drejtëz paralele me pushtetin në mënyrë që të mos priten kurrë.

Panelet televizive mbushen me opinionucë të veckël, të cilët paguhen për të qenë gjithmonë të majtë ose gjithmonë të djathtë në shërbim të rrogëpaguesve të tyre dhe në karriget e opinionistëve nuk ka vend për mendimin e lirë të njerëzve të lirë.

Fenomenin e zbrazjes së politikës nga intelektualët dhe mbushjen e saj me të paaftë e servilë, e quajta bllakoizëm por shumë mirë mund ta quaja edhe edonaizëm, boraizëm, majlindaizëm e kushedi sa emra të tjerë mund të vendosja për të bërë të mundur që secili nga ne të shikojë, sot, formën dhe përmbajtjen e vërtetë të politikës shqiptare./Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial analiza nga meri lika meri lika analiza nga meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 4 Prill 2022, 17:00

Manifestim në solidaritet me Ukrainën

Nga Florion MetohuNë datën 8 prill ora 12:00, në sheshin Skënderbej do të mbahet një manifestim për tu solidarizuar me popullin ukrainas, ndaj të cilit po shkak...

Editorial 4 Prill 2022, 11:48

Pushteti i anormalitetit

Nga Blendi KajsiuNë 30 vite tranzicion asnjë qeveri nuk i ka premtuar shqiptarëve normalitet aq shumë sa qeveria socialiste e Edi Ramës. Ashtu sikurse asnjë qev...

Editorial 3 Prill 2022, 12:32

Quiz social-politik!

Nga Agron GjekmarkajZëri i tij në 31 vjet pluralizem si ka munguar kurrë publikut shqiptar! Ai kur flet gjemon, sokëllin, vikat , mundohet, sforcohet për tokën ...

Editorial 2 Prill 2022, 11:45

Kush e ka fajin që dështojnë protestat

Paaftësia për të protestuar mori një konfirmim dramatik me dështimin e protestës së fundit. Ata që thirrën protestat e para, nuk mundën ta përsërisnin suksesin,...

Editorial 1 Prill 2022, 11:36

Kriza e autoritarizmit e Putinit

Nga Holman W.Jenkins, Jr.Në pamje të parë, mund të duket i habitshëm fakti që ukrainasit kanë luftuar kaq mirë ndaj rusëve. Por nuk ishte për t’u habitur që ata...

Editorial 29 Mars 2022, 13:07

Si ndodhi metamorfoza e Vladimir evropianit

TIRANË– Çfarë ka ndodhur në këto njëzet vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tira...

Editorial 26 Mars 2022, 16:31

Alibeaj, një hapësirë më shumë mes fjalëve

Nga Meri LikaNjerëzit të cilët përdorin përzgjatje, më të mëdha se sa duhet, në hapësirat mes fjalëve, apo që përpiqen t’iu japin vend e pa vend intesitet fjalë...