Insights

E do Rama Berishën? Luftë politike që mbaron në zgjedhjet e ardhshme

5 Prill 2022, 15:00 Nga DOSJA
E do Rama Berishën? Luftë politike që mbaron në zgjedhjet e

Nga Boiken Abazi

Njëherë pamë mbështetësit e Berishës që tentuan të marrin selinë e PD-së të blinduar nga brenda nga njerëzit e Bashës, por i ndali Policia me gaz lotsjellës dhe arrestime. Pasi doli vendimi i gjykatës së shkallës së parë në favor të mbështetësve të Berishës dhe u hoqën portat e blinduara nga selia e PD-së, Alibeaj e çoi vendimin në apel dhe mori tani edhe mbështetje nga Ambasadorja e ShBA-së. Nuk është e vështirë të parashikojmë tani që apeli do vendosë në favor të Alibeajt/Bashës. Por, pa porta të blinduara, rolet mund të ndërrojnë në seli pas vendimit të apelit. Nuk është e pamundur të përfytyrojmë mbështetësit e Berishës që e marrin selinë e PD-së fizikisht nga brenda dhe refuzojnë të largohen prej aty, siç nuk është e vështirë të përfytyrojmë mbështetësit e Bashës jashtë selisë, që thërrasin sërish policinë, por kësaj radhe për t’i nxjerr jashtë selisë njerëzit e Berishës.

Fatos Lubonja deklaroi së fundmi në një emision se Ramës nuk i intereson që Berisha të jetë sot kryetari i opozitës. Për këtë konkluzion, Lubonja dha si argument ndihmën dhe informacionet që Rama mund t’i ketë dhënë Departamentit të Shtetit që në mandatin e kaluar për ta shpallur Berishën non-grata. Nuk pajtohem me linjën e mendimit të Lubonjës. Ramës mbase nuk i interesonte që ta kishte Berishën në krye të opozitës para se Berisha të shpallej non-grata. Tani që Berisha është shpallur non-grata, Ramës i intereson Berisha si kundërshtari kryesor opozitar, sepse kështu edhe mobilizon bazën e Partisë Socialiste, edhe e di paraprakisht se Berisha do ketë përballë jo vetëm PS-në por edhe Departamentin e Shtetit, si dhe mbështetësit e Bashës që me gjasë, përmes apelit, do ruajnë juridikisht të drejtat mbi PD-në. Rama ka interes që përplasja Berisha-Basha të vazhdojë në PD, gjë që e dobëson opozitën në përgjithësi, siç ka interes në veçanti që Berisha të mbetet figura kryesore opozitare përgjatë kësaj përplasjeje.

E teksa kjo luftë politike i ka të gjitha gjasat të vazhdojë deri në zgjedhjet e arshshme parlamentare, ajo e mban në lojë të gjithë kastën e vjetër politike në Shqipëri, në frymën ndrysho gjithçka për të mos ndryshuar asgjë.

Shënim: Shkrimi është marrë nga profili i autorit në Facebook

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog boiken abazi edi rama sali berisha boiken abazi edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Insights 31 Mars 2022, 09:56

Histori jete dhe histori teatri

Nga Josif PapagjoniMbaj mend se e kam lexuar komedinë e famshme “Sirano de Berzherak”, ndofta para 40-50 vjetëve. Në një sfond të kuq, plot dritë, kopertina e l...

Insights 28 Mars 2022, 15:40

Grushti

Nga Kostana MoravaUne dhe B, kusheriri im, jetuam bashke per nje periudhe jo te vogel kohe. B kish humbur babain dhe dhimbja qe aq e madhe sa nuk mund te jetoni...

Insights 20 Mars 2022, 10:01

Shtëpitë publike në komunizëm

Nga Ilir GjiniProstitucioni, profesioni më i vjetër në botë, çuditërisht ka ekzistuar edhe në monizëm. Duket e pabesushme që një sistem që survejonte gji...

Insights 19 Mars 2022, 16:03

Tregu vdiq. Të rrojë qeveria

Nga Klodian TomorriNderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shkalle te gjere perben goditjen me te rende te ekonomise se tregut ne 30 vitet e Sh...