Bota

‘Vuçiç një Putin i vogël’,gazeta italiane:Perëndimi të reagojë pas kërcënimeve ndaj Kosovës

23 Prill 2022, 11:28 Nga DOSJA
‘Vuçiç një Putin i vogël’,gazeta

Gjysma e botës e dënon për pushtimin kriminal të Ukrainës, ndërsa gjysma tjetër e lavdëron në mënyrë të pashpjegueshme. Është fati surreal i Vladimir Putinit, i cili mund të ketë gjetur një armik në Perëndim, por gjithashtu ka zbuluar se shumë liderë në një mënyrë pak a shumë të fshehtë, e simpatizojnë atë dhe janë gati ta marrin atë si një model për t’u ndjekur.

Sipas gazetës italiane, lufta në Ukrainë po shfaq miqësitë dhe armiqësitë në pernëdmin ku kanë dalë në pah edhe ata që e mbështesin Putinin ku ka veçuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç të cilin e quan ‘një Putin të vogël’.

Gradualisht “operacione speciale” të ndryshme po shpërthejnë, ose rishpërthejnë, në pjesë të ndryshme të planetit, sikur veprimi i ‘carit’ u ka dhënë disi energji atyre udhëheqësve që me sa duket kanë pritur për një kohë të gjatë pretekstin e duhur për të ‘shlyer llogaritë.’ Pjesa e fundit e këtij përshkallëzimi shqetësues tensionesh u shfaq me gjithë qartësinë e saj gjatë përballjes së ashpër në OKB mes delegacioneve të Serbisë dhe atij të Kosovës.

Nëse do të varej nga Beogradi, nuk do të ekzistonte asnjë shtet kosovar me kryeqytet Prishtinën. Pra, këto mosmarrëveshje të vjetra që dukeshin të harruara po kthehen për t’i vënë ‘flakën’ Ballkanit aq shumë sa që në Kombet e Bashkuara përplasja ishte shumë e dhunshme me dy delegacionet që iu kundërvunë njëri-tjetrit duke u akuzuar se donin të minonin stabilitetin e zonës dhe të bënin gjithçka për të sabotuar çdo negociatë.

Dhe pikërisht në mes të këtij diskutimi të zjarrtë, ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, homologes së tij kosovare, Donika Gervalla, i tha fjalët që, në dritën e asaj që po ndodh në pjesën tjetër të botës, trazoi gjakrat në rajon.

Vuçiç është edhe presidenti juaj, zonja Gervalla, dhe ju duhet të tregoni respekt kur flisni për presidentin e vendit tuaj” .-tha ai.

Shkurt , Kosova për serbët nuk është një ent i pavarur shtetëror por është e tyre. Se mendimi i tij është ky, ai e saktësoi pak më vonë kur shtoi se e vërteta është se “e ashtuquajtura Kosovë” sipas tij është rezultat i një lëvizjeje separatiste, aktiviteteve terroriste dhe trafikut të drogës.

Problemi është se në botën para pushtimit ukrainas, fraza të tilla do të ishin cilësuar si ‘normale’, por tani sigurisht që nuk mund të qëndrojmë të shurdhër përballë kaq shumë provokimeve të vogla, të cilat, në një mënyrë të keqe, uket se e lidhin këtë krizë në Ballkan dhe atë që sheh Rusinë të sulmojë Ukrainën.

Para së gjithash, Beogradi nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës, ashtu si Putini nuk e njeh atë të Kievit. Në veri të Kosovës ka territore të mëdha që ndihen të lidhura me Serbinë dhe që kërkojnë të ‘asimilohen’ në mënyrë të ngjashme me atë që tashmë është parë në Donbas.

Lëvizjet popullore që ditët e fundit në Mitrovicën e Kosovës, një qytet në veri të Kosovës, kanë parë që shumë njerëz të dalin në rrugë për të demonstruar kundër kryeministrit të Prishtinës, Albin Kurti, duke tundur tabela që mund të lexojnë: “Ne besojmë vetëm në presidentin Vuçiç”. Për të mos përmendur që nëse Putin thotë se dëshiron të godasë nazistët në Kiev dhe Erdogan thotë se dëshiron të sulmojë terroristët në Kurdistan, Vuçiç duket se konceptualisht dëshiron të rreshtohet me të dy.

Që rreziku ekziston, është evidente duke qenë se Serbia ka muaj që ka lëvizur trupat në kufi, me lëvizje që janë shtuar në ditët e fundit që nuk lënë asnjë shenjë për asgjë të mirë. Një situatë që rikujton edhe një herë atë që është parë tashmë në Ukrainë dhe për këtë arsye, për të shmangur përsëritjen e gabimeve të së shkuarës, Perëndimi nuk duhet të presë që situata të degjenerojë, por të ndërhyjë përpara se kjo të ndodhë, duke ruajtur paqen.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic lufta ukraine-rusi vladimir putin aleksander vucic lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll