Bota

Shembet miniera në Poloni, të paktën 10 të zhdukur, incidenti i dytë brenda javës

23 Prill 2022, 07:06 Nga DOSJA
Shembet miniera në Poloni, të paktën 10 të zhdukur,

POLONI- Një aksident tragjik ka ndodhur në një minierë qymyri në Poloni ku 10 minatorë janë zhdukur dhe nuk dihet ende fati i tyre.

Sipas mediave të huaja, kompania tha se një lëkundje e fortë tronditi minierën në orën 3:40 të mëngjesit, duke shkaktuar një rrjedhje metani.

Ky është aksidenti i dytë brenda një jave në një minierë në Poloni, pas atij të Pniowek, në pronësi të së njëjtës kompani, ku pesë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në vitin 2018, pesë minatorë u vranë në një tërmet që goditi të njëjtën minierë. JSW është gjithashtu pronar i një miniere në Pnioëek rreth 230 kilometra në jug, ku një aksident të mërkurën vrau pesë dhe la shtatë të zhdukur. Kërkimi për të shtatë u ndërpre të premten sepse kushtet në gropë ishin shumë të rrezikshme për shpëtimtarët.

“Analiza e situatës na ka detyruar të braktisim operacionin e shpëtimit të ndërmarrë për evakuimin e shtatë minatorëve ende të bllokuar,”-u tha gazetarëve shefi i kompnaisë Tomasz Cudny.

Polonia, e cila mbështetet në qymyrin për pjesën më të madhe të fuqisë së saj, është përballur me disa aksidente të tjera minerare vitet e fundit. Përveç aksidentit të vitit 2018 në Zofiowka, vitin e kaluar dy burra u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur një mur nëntokësor u shemb në minierën jugore Myslowice-Wesola.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 10 minaore te zhdukur ne poloni 10 te zhdukur ne minier polonia 10 minaore te zhdukur ne poloni 10 te zhdukur ne minier polonia

Sondazh

Poll