Bota

Të shtëna me armë në SHBA, plagosen 4 persona mes tyre një polic, vetëvritet 23-vjeçari

23 Prill 2022, 06:48 Nga DOSJA
Të shtëna me armë në SHBA, plagosen 4 persona mes tyre

UASHINGTON– Një 23-vjeçar nga Fairfax, Virxhinia, ka vdekur pasi dyshohet se ka plagosur persona, duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare dhe një polic në një sulm me armë ditën e djeshme në Washington.

Sipas Fox 5, departamenti i Policisë Metropolitane konfirmoi se Raymond Spencer u vetëvra në një banjë në katin e pestë në një pallat në bllokun 2900 të Van Ness St.

?MPD is seeking the below person of interest in connection to the shooting in the 2900 block of Van Ness Street, NW. This individual is 23 year-old Raymond Spencer of Fairfax, Virginia. ? pic.twitter.com/ziR0Vutw0p

— DC Police Department (@DCPoliceDept) April 22, 2022

Policia ka thënë gjithashtu se rreth orës 15:30 të premten mori një telefonatë nga banorët për të shtënat. Ndërkohë që banorët kanë dëgjuar të shtënat kanë raportuar në polici menjëherë e cila shkoi në vendngjarje duke evakuuar banorët nga ndërtesat dhe rrethojnë zonën. 

Oficerët gjetën gjashtë armë zjarri brenda banesës ku gjetën të dyshuarin, duke përfshirë “disa armë të gjata, municione të shumta, të shumta dhe pistoletë gjithashtu”. Hetimet janë në vazhdim, pasi policia për momentin nuk ka një motiv për të shtënat.

Të shtënat ndodhën pranë disa ambasadave në zonën e Van Ness, duke përfshirë ambasadat e Kinës, Pakistanit, Izraelit, Nigerisë dhe Singaporit. Shërbimi Sekret Amerikan tha se oficerët e tyre po ndihmonin policinë lokale dhe tha se “nuk kishte asnjë ndikim te të mbrojturit e Shërbimit Sekret”.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjendet i vdekur 23-vjecari ne shba raymond spencer shba gjendet i vdekur 23-vjecari ne shba raymond spencer shba

Sondazh

Poll