Art&Argëtim

Ed Sheeran publikon këngën e re të xhiruar në Kiev, të ardhurat do i dhurohen Ukrainës

22 Prill 2022, 10:45 Nga DOSJA
Ed Sheeran publikon këngën e re të xhiruar në Kiev, të

UKRAINË- Këngëtari i njohur Ed Sheeran në bashkëpunim me reperin Lil Baby risollën një version krejt të ri të të këngës “2Step”, i cili fillimisht ishte pjesë e albumit të fundit të Sheeran. Sipas Billbord, videoklipi i këngës që u publikua sot është xhiruar në Kiev, Ukrainë përpara pushtimit rus.

Për të mbështetur viktimat e dhunës së panevojshme, Sheeran do t’i dhurojë të drejtat e tij rekord nga video për Apelin Humanitar të Ukrainës të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive (DEC).

“Kam xhiruar klipin në qytetin e Kievit,para se të fillonte lufta. Ishte hera e parë që e vizitova këtë vend dhe u ndjeva i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje. Ukraina është një vend krenar dhe jam shumë mirënjohës që pata mundësinë të filmojë videon atje. Unë jam me Ukrainën”, tha ai.

 

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ed sheeran lil baby ed sheeran lil baby

Sondazh

Poll