Editorial

Manifestim në solidaritet me Ukrainën

4 Prill 2022, 17:00 Nga DOSJA
Manifestim në solidaritet me Ukrainën

Nga Florion Metohu

Në datën 8 prill ora 12:00, në sheshin Skënderbej do të mbahet një manifestim për tu solidarizuar me popullin ukrainas, ndaj të cilit po shkaktohen mizori që të rrënqethin mishin dhe të cilat Europa mendonte se ja kishte lënë faqeve të historisë. Shkatërrimi dhe tmerret e realizuara nga ushtria ruse, e dërguar nga presidenti Putin për të “denazifikuar” Ukrainën, bëhen gjithmonë dhe më të dukshme me tërheqjen turpëruese nga rrethinat e Kievit.
Zbulimi i 2 varreve massive në qytetin e Bucha, me mbi 400 persona civilë të lidhur dhe të ekzekutuar, ka ringjallur fantazmat e horroreve të luftës së dytë botërore dhe ka sjellë reagimin e shokuar të gjithë komunitetit ndërkombëtar, duke e dënuar në mënyrën më të ashpër këtë barbari që ka gjasa të mos jetë e vetmja.

Shumë ekspert paralajmërojnë masakra të tilla dhë në qytetet e tjera, duke marrë parasysh lajmet e vazhdueshme që dalin në dritë për përdhunime dhe ekzekutime të civilëve ukrainas. Autoritet ukrainase po fillojnë ta krahasojnë qytetin e Bucha si një Srebrenicë e re, duke na kujtuar masakrimin e 8 mijë myslymanëve në 1995 nga forcat serbe gjatë luftës së Bosnjes por, që ne shqiptarëve na kujton edhe masakrat e serbëve ndaj kosovarëve, siç është ajo e Prekazit (Jasharajve), në mars të 1998, ku u ekzekutuan 56 qytetar, ndër të cilët edhe legjenda e kombit Adem Jashari apo masakra e Reçakut në janar 1999 ku u vranë nga forcat serbe dhjetra civilë Kosovar.

Të gjithë duhet ti bashkohemi manifestimit të datës 8 prill, sado simbolike të duket ajo në llogaritë vendimarrëse të aktorëve ndërkombëtar. Kush mendon se konflikti në Ukrainë është diçka e largët dhe nuk na prek në përditshmërinë tonë, duhet vetëm një vëzhgim i shpejtë i çmimeve të shportës dhe ato të karburantit, për të kuptuar që të gjithë jemi viktima të një despoti dhe aspiratave të tij iluzore për madhështi. Kërcënimi putinist është real përtej Ukrainës, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Mjafton të përmendim paralajmërimin që ambasadori rus në Bosnje – Hercegovinë bëri në mesin e muajit mars, kur tha se nëse ky vend anëtarësohet në NATO, Rusia do të marrë masa, dukë kërcënuar një shtet sovran.

Aktiviteti malinj dhe destabilizues i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është i dokumentuar gjerësisht, prandaj të gjithë ne duhet të dalim në mbështetje të Ukrainës, e cila është shndërruar në llogoren që ndan botën e civilizuar, ku në qendër vendoset individi dhe e drejta e tij për të zgjedhur, nga megalomania totalitariste dhe kontrolluese e një individi në kërkim të lavdisë imagjinare. Glory to Ukraine

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial florion metohu lufta ukraine-rusi florion metohu lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Editorial 4 Prill 2022, 11:48

Pushteti i anormalitetit

Nga Blendi KajsiuNë 30 vite tranzicion asnjë qeveri nuk i ka premtuar shqiptarëve normalitet aq shumë sa qeveria socialiste e Edi Ramës. Ashtu sikurse asnjë qev...

Editorial 3 Prill 2022, 12:32

Quiz social-politik!

Nga Agron GjekmarkajZëri i tij në 31 vjet pluralizem si ka munguar kurrë publikut shqiptar! Ai kur flet gjemon, sokëllin, vikat , mundohet, sforcohet për tokën ...

Editorial 2 Prill 2022, 11:45

Kush e ka fajin që dështojnë protestat

Paaftësia për të protestuar mori një konfirmim dramatik me dështimin e protestës së fundit. Ata që thirrën protestat e para, nuk mundën ta përsërisnin suksesin,...

Editorial 1 Prill 2022, 11:36

Kriza e autoritarizmit e Putinit

Nga Holman W.Jenkins, Jr.Në pamje të parë, mund të duket i habitshëm fakti që ukrainasit kanë luftuar kaq mirë ndaj rusëve. Por nuk ishte për t’u habitur që ata...

Editorial 29 Mars 2022, 13:07

Si ndodhi metamorfoza e Vladimir evropianit

TIRANË– Çfarë ka ndodhur në këto njëzet vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tira...

Editorial 26 Mars 2022, 16:31

Alibeaj, një hapësirë më shumë mes fjalëve

Nga Meri LikaNjerëzit të cilët përdorin përzgjatje, më të mëdha se sa duhet, në hapësirat mes fjalëve, apo që përpiqen t’iu japin vend e pa vend intesitet fjalë...

Editorial 24 Mars 2022, 10:41

Gjyshja e Kosovës

Nga Enver RobelliJemi shoqëri që harron shpejt. Të etur pas zhurmës së përditshme politike, të përplasur në vorbullin e intrigave, kombinimeve paraelektorale, p...