Bota

Vëllait të Sali Çekajt ia hakojnë Facebookun, në emër të tij i marrin afro 4 mijë euro

19 Prill 2022, 21:20 Nga DOSJA
Vëllait të Sali Çekajt ia hakojnë Facebookun, në

KOSOVW- Rastet e sulmeve kibernetike janë rritur së fundmi në Kosovë. Ndaj këtyre sulmeve thuajse imun nuk është askush, as qytetarët, bizneset e madje as institucionet e Kosovës. Një përvojë të hidhur me sulme kibernetike e pati edhe Smajl Çekaj, vëllai i komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Çekaj. Ai në një intervistë për Klankosova.tv ka treguar se si në emër të tij është kërkuar para për shërim.

Po është e vërtetë, më 6 prill kam qenë cak i këtij sulmi. Së pari më është bllokuar faqja e Facebookut dhe Messengeri. Pas disa minutash kanë filluar telefonatat që gjoja se unë kam kërkuar para për mbulimin e shpenzimeve në spital. Dikush në emrin tim ju ka shkruar disa miqve, familjarëve se kinse unë jam i sëmurë me COVID-19 dhe po kërkojë para për shërim” tha ai.

Çekaj thekson se nga ky rast viktimë kanë rënë katër persona të afërm duke arritur që t’ua marrin afro katër mijë euro.

“Para në emër timin janë kërkuar nga shumë miq dhe të afërm. Por, si viktimë kanë rënë katër persona. Nga tre prej tyre është arritur të merren nga 1 mije euro derisa njërit 900. Me sa e di deri më tani nuk është identifikuar apo arrestuar askush” tha ai.

Vëllai i Sali Çekajt thotë se rastin e ka paraqitur edhe në polici në Deçan dhe në Gjermani. Në përgjigje thuhet se është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

“Rasti është inicuar në stacion policor në Deçan bazuar në ankesën e palës ankuese. Është njoftuar Prokuroria Themelore në Pejë, me shkrim dhe në koordimin me prokurorin është duke u hetuar rasti nga stacioni policor Deçan”.

E për rastin e paraqitur në Gjermani, Çekaj ka ofruar edhe dëshmi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni sali çekaj smajl çekaj sali çekaj smajl çekaj

Sondazh

Poll