Aktualitet

Zana Çela bëri kërkesë publike, Ministria shtyn afatin për konkursin e drejtorit të TOB

19 Prill 2022, 19:03 Nga DOSJA
Zana Çela bëri kërkesë publike, Ministria shtyn afatin

TIRANË– Ministria e Kulturës ka vendosur të shtyjë afatin e dorëzimit të aplikimeve për postin e Drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Njoftimi është bërë në faqen e Ministrisë, vetëm pak kohë pasi drejtoresha aktuale Zana Çela, e kërkoi këtë gjë, duke shtuar se Ministria e Kulturës po bënte shkelje me mbylljen e aplikimeve më 19 prill.

“NJOFTIM. Duke marrë shkas nga kërkesat e vazhdueshme për informacion, për të gjithë të interesuarit, afati i aplikimit për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, shtyhet deri në datën 06 maj 2022,”- shkruhet në faqen zyrtare.

Drejtoresha Çela ka deklaruar se do të garojë sërish, por sipas saj konkursi është bërë diskriminues. Kjo, për faktin që kriter për drejtorin e ri është që të ketë një mastër shkencor në ekonomi, gjë që jo nuk e ka. Gara është hapur më 29 mars. Për kriterin e shtuar, Ministrja e Kulturës është shprehur se është rekomandues.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore konkursi ne tob zana cela konkursi ne tob zana cela

Sondazh

Poll