Aktualitet

PLAS KEQ! Hajdari: Kërko falje, më përjashtove. Bardhi: Erdhe nga Amerika si vajza e babait

18 Prill 2022, 20:27 Nga DOSJA
PLAS KEQ! Hajdari: Kërko falje, më përjashtove. Bardhi: Erdhe nga

TIRANË– Rudina Hajdari dhe Gazment Bardhi janë përplasur me njëri-tjetrin. Teksa ndodheshin në “Opinion”, Hajdari kërkoi që Bardhi t’i ofronte një ndjesë publike që e ka përjashtuar në kohën që ajo mbajti mandatin e deputetes në kohën që të tjerët i dogjën. Kjo gjë shkaktoi debat. Bardhi nuk ofroi ndjesë, madje shtoi se Hajdari nuk ka kontribute në PD, por ka ardhur nga Amerika për tu bërë deputete sepse ishte vazja e Azem Hajdarit.  

Pjesë nga biseda: 

Rudina Hajdari: Ju meqë e bëtë këtë deklaratë dhe thatë që nuk ka të përjashtuar, a mund të kërkoni një ndjesë publike

Gazment Bardhi:Në atë kohë që kam folur unë, nuk ke qenë anëtare, nuk e di nëse je bërë tani

Rudina Hajdari: Më përjashtuat, unë kam qenë në çdo dalje, në çdo protestë, por ju s’e dini

Gazment Bardhi:Unë kam qenë bashkë me familjen time, nuk e di nëse kemi pasur privilegjet tuaja, por kemi qenë aty

Rudina Hajdari: Ju jeni ndër më të privilegjuarit

Gazment Bardhi:Ndoshta

Rudina Hajdari: Nuk keni asnjë kontribut në PD

Gazment Bardhi: Ndoshta, po ti çfarë kontributi kishe në PD që erdhe nga Amerika dhe u bëre deputete? Apo se ishte vajza e babait

Rudina Hajdari: Si mund të thoni

Blendi Fevziu: Ju lutem mos e ktheni në personale…

Gazment Bardhi: Më pyetët nëse kërkoj ndjesë. Jo unë nuk kërkoj ndjesë

Rudina Hajdari: Nuk vlen fare që unë jam e bija e Azem Hajdarit?

Blendi Fevziu: Mos e ktheni në personale….

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gazment bardhi rudina hajdari gazment bardhi rudina hajdari

Sondazh

Poll