Art&Argëtim

Sabiani: Monika s’më ftoi në ditëlindje, nuk e di nëse Beatrix e kishte për Donaldin këngën

18 Prill 2022, 09:48 Nga DOSJA
Sabiani: Monika s’më ftoi në ditëlindje, nuk e di nëse

TIRANË– I ftuar ditën e sotme në “Wake Up”,Sabiani ka treguar se nuk mori ftesë për të qënë pjesë e ditëlindjes së Monika Lubonjës. Nëse aktorja do e kishte ftuar, Sabiani tha se nuk do e refuzonte. Madje, ai zbuloi se ata janë takuar dhe janë përqafuar në ditëlindjen e Big Mamës.

“Nuk isha në ditëlindje sepse nuk më ka ftuar. Nuk kemi komunikuar. Jemi takuar te ditëlindja e Big Mamës jemi përqafuar. Nëse do më ftonte do shkoja.”- u shpreh këngëtari.

Në fakt ata kanë patur një marrëdhënie të mirë kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Por kur Sabiani doli, Monika dhe Iliri prishën marrëdhëniet dhe u përfshinë në debate të ashpëra dhe ofendime të shumta. Reagimi i Monikës nuk i pëlqeu Sabianit i cili nga jashtë bëri një deklaratë të fortë për të duke e quajtur ‘tradhtare’.

Ai u pyet edhe lidhur me këngën e Beatrix. “Më shumë se ti”, dhe nëse iu duk një dedikim për Donaldin. Gjë për të cilën deshi mos të fliste duke shprehur vetëm vlerësimet për projektin. “Nuk ishte Beatrix vetë autore. Mua më pëlqeu performance dhe produksioni. Sa për dedikimin nuk e di.”– u përgjigj shkurt ai.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz fifi monika lubonja sabiani fifi monika lubonja sabiani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Prill 2022, 12:26

Shteti greko-shqiptar që nuk u krijua kurrë

Publikuar nga ProtothemaGjatë Konferencës së Berlinit (1878), ka pasur një shqetësim të madh te shqiptarët pasi Greqia kërkonte të lëshonte një pjesë të Epirit ...

Art&Argëtim 17 Prill 2022, 10:14

NASA publikon pamje nga hëna e plotë rozë

SHBA-NASA ka publikuar pamje nga hëna e plotë e 16 Prillit. Sipas Almanakut të Farmerit dhe NASA-s në Shtetet e Bashkuara hëna e plotë e 16 Prillit quhet ndrysh...