Art&Argëtim

NASA publikon pamje nga hëna e plotë rozë

17 Prill 2022, 10:14 Nga DOSJA
NASA publikon pamje nga hëna e plotë rozë

SHBA-NASA ka publikuar pamje nga hëna e plotë e 16 Prillit. Sipas Almanakut të Farmerit dhe NASA-s në Shtetet e Bashkuara hëna e plotë e 16 Prillit quhet ndryshe sipas emërimit tradiciopnal Hëna Rozë. 

Rozë ka për qëllim t’i referohet barishtes lindore të Shteteve të Bashkuara, rozë myshk, e quajtur gjithashtu phlox zvarritës, myshk phlox.

Hëna e prillit ka disa konotacione në kultura të ndryshme. Për shembull, ajo është e njohur si Hëna e Pashkës. Faza e hënës së prillit ndikonë shumë në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit, një kohë agjërimi, reflektimi dhe bashkimi, i cili po ashtu është duke u zhvilluar gjatë hënës së plotë. Ramazani filloi me hënën e re të prillit më 1 prill dhe do të përfundojë më 1 maj. 

Për sa i përket Pashkëve, kjo hënë quhet Hëna e Pashkëve dhe shfaqja e saj në hënë të plotë është data në të cilën bazohet kalendari kishtar i krishterë, thotë NASA. 

 

 

A post shared by NASA (@nasa)

Sipas Space.com, hindutë  përkujtojnë lindjen e Zotit Hanuman me këtë hënë të plotë, e cila korrespondon me Hanuman Jayanti ndërsa budistët (veçanërisht ata në Sri Lanka) do të nderojnë Bak Poya, ngjarjen gjatë së cilës Buda vizitoi Sri Lankën për të zgjidhur një mosmarrëveshje. 

Pozicioni i hënës në ekliptik shpesh çon në rreshtime të bukura me planetët në qiellin e mbrëmjes ose të mëngjesit. Për shembull, më 23 Prill, gjysmëhëna do të jetë e dukshme mes një koleksioni planetësh (Saturni, Marsi, Venusi dhe Jupiteri), përgjatë horizontit juglindor herët në mëngjes, sipas NASA-s. Më pas mund të shikoni hënën të lëvizë mes planetëve edhe për disa ditë pas kësaj mundësie.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete hëna e plotë hena e plote roze hëna e plotë hena e plote roze

Sondazh

Poll