Art&Argëtim

Dedikimet- Bora Zemani ‘i pret krahët’ Donaldit: Po ka kërkesë falje, jo s’ka bashkim!

17 Prill 2022, 15:15 Nga DOSJA
Dedikimet- Bora Zemani ‘i pret krahët’ Donaldit: Po ka

TIRANË– S’ka bashkim mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt! Lajmin e ka konfirmuar vetë moderatorja me anë të një postimi në Instastory, ku edhe ka pranuar shumë gjëra. Në postimet e saj, Bora shkruan se të gjitha ato që thonë mediat për ribashkimin, pushimet, këngën e pretenduar me Donaldin janë gënjeshtra. Por pranon se ka pasur një kërkesë falje nga ana e tij, publike dhe private. Ndërsa shton se për ‘MOMENTIN’ nuk ka asgjë mes tyre, ndërsa lë të kuptohet se mund të ketë sërish shpresë për një rikthim.

Është e pamundur që të reagoj çdo ditë duke thënë kjo po, kjo jo! Aq më tepër unë që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur mos të flas e në 7  muaj ky është reagimi i dytë që bëj edhe pse shoh që çfarë nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur për asnjë person, asnjë përjetim, asnjë të vërtetë apo gënjeshtër dhe më besoni, këto të fundit janë shumë. Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen që nuk ka të bëjë me punën time! Më mjafton ajo që kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend. E kuptoj, u përfshiva padashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do të shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime të sigurta”. Kjo është e tepërt dhe po kthehet në bezdi të madhe! Çdo ditë lajmë të bazuara në thashetheme, imagjinatë, komente! Akoma kujdesem për çdo postim që bëj  vetëm për të mos provokuar lajm dhe prapë, çdo gjë merret si interpretim tjetër duke u shfrytëzuar nga të gjithë. Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambientet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisionin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllanë tim, nuk ka video funny në Tik Tok për kundërpërgjigje etj. Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale! E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri me targë tjetër të parkuar poshtë (shumë thjeshtë e kuptueshme që nuk behet fjalë për makinën blu të fotografuar diku tjetër). Dedikime? Po, ka! Edhe unë mendoj si ju. Edhe kërkesë falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sespe një pjesë e kësaj historie u bë publike. Por ndjehem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka më shumë gënjeshtra sesa të  vërteta ndaj po e përmbledh…Për momentin nuk ka ASGJË! Tani të shohim përpara e të respektojmë pak më shumë njëri-tjetrin! Shumë dashuri për të gjithë ju!!!,”-shkruan moderatorja. 

E gjithë “drama” nisi kur moderatorja hyri në “Big Brother” për të takuar shoqen e saj, Semin, e pikërisht atë natë pas 6 muaj ndarje, Donaldi dhe Bora janë takuar, e ku ai i dha edhe një puthje asaj. Më pas, ai e la Borën për t’u lidhur brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Por lidhja nuk zgjati shumë, pasi u nda me të menjëherë pas përfundimit të programit, e tani kërkon që të kthehet me ishin e tij. Madje duke i bërë edhe dedikime publike.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bora zemani donald veshaj bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Prill 2022, 12:26

Shteti greko-shqiptar që nuk u krijua kurrë

Publikuar nga ProtothemaGjatë Konferencës së Berlinit (1878), ka pasur një shqetësim të madh te shqiptarët pasi Greqia kërkonte të lëshonte një pjesë të Epirit ...

Art&Argëtim 17 Prill 2022, 10:14

NASA publikon pamje nga hëna e plotë rozë

SHBA-NASA ka publikuar pamje nga hëna e plotë e 16 Prillit. Sipas Almanakut të Farmerit dhe NASA-s në Shtetet e Bashkuara hëna e plotë e 16 Prillit quhet ndrysh...