Aktualitet

Po ndiqte hajdutët e lopës, 57-vjeçari në Divjakë bën aksident, humb jetën, plagoset i biri (Foto)

16 Korrik 2019, 05:23 Nga DOSJA
Po ndiqte hajdutët e lopës, 57-vjeçari në Divjakë

Lushnje- Një aksident i rëndë ka ndodhur në  “Tre Urat”  Çermë Sektor , në afërsi të Divjakës, në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm, pasi një makinë ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën shoferi 57-vjeçar. Mësohet se ka humbur jetën drejtuesi Agim Muça dhe është plagosur i biri i tij me iniciale Rr.M.

Viktima po drejtonte mjetin  tip “Ford” i cili ka dalë nga rruga duke e lënë atë të vdekur në vend. Theksojmë se viktima bashkë me djalin e tij po ndiqnin hajdutët që sapo iu kishin vjedhur lopën. Nga shpejtësia e lartë dhe tensioni, shoferi humbi kontrollin e mjetit.

 

 

Grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të grabitësve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim muça aksident në divjakë humb jetën shoferi 57 vjeçar në divjakë makina del nga rruga agim muça aksident në divjakë humb jetën shoferi 57 vjeçar në divjakë makina del nga rruga

Sondazh

Poll