Aktualitet

Shqiptarët përleshen me serbët, sirianët dhe afrikanët në mes të Austrisë, 5 të plagosur

17 Prill 2022, 16:46 Nga DOSJA
Shqiptarët përleshen me serbët, sirianët dhe afrikanët

AUSTRI– Sherr masiv me shqiptarë të përfshirë. 14 persona u përplasën me njëri-tjetrin të dielën e Pashkëve në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 2:45 në Rainerstrasse të Salzburgut. Një 22-vjeçar ka mbetur pa ndjenja dhe 5 persona janë përplasur nga përleshja, ku u përfshinë edhe armët e zjarrit. 

Sipas policisë austriake, 14 djem të moshës 13 deri në 22 vjeç nga Siria, Serbia, Shqipëria, Angola, Gjermania dhe Austria janë zënë për arsye që nuk dihen, ndërsa gjatë përleshjes është thyer edhe xhami i një dyqani, aty pranë ndërsa Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Efektivët e policisë gjetën 22 vjeçarin sirian të rënë pa ndjenja në tokë dhe pesë të tjerë që kishin mbetur të plagosur. Ndërkaq, policia vijon të kërkojë për personat e tjerë të përshrië në këtë ngjarje teksa pistoleta e përdorur gjatë përleshjes nuk është gjetur në vendngjarje. Por nuk dihet as shkaku i kësaj përleshjeje masive midis personave të kombësive të ndryshme.

Marrë nga salzburg24.at

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne austri sherr ne austri

Sondazh

Poll