Bota

LUFTA!Përfundon ultimatumi për Mariupolin,vritet gjenerali i 8-të rus, Zelenskyy:Çnjerëzore

17 Prill 2022, 06:02 Nga DOSJA
LUFTA!Përfundon ultimatumi për Mariupolin,vritet gjenerali i 8-të

UKRAINË-Civilët po përjetojnë ditën e 53-të të luftës në Ukrainë. Sirenat kundërajrore janë kthyer në tingull në zonën e Kievit. ndërkohë Zelensky paralajmëron aleatët

Rusia ka kërkuar nga forcat ukrainase që ende luftojnë për të mbrojtur qytetin e rrethuar të Mariupolit të lënë armët. Ultimatumi i dukshëm vjen ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj të pamëshirshëm dhe shkatërrues në qytetin juglindor. Rreth 100,000 njerëz mbeten në Mariupol dhe rrethinat e tij të afërta, të cilat raportohet se janë kryesisht nën kontrollin rus, me trupat ukrainase të kufizuara në xhepat e rezistencës.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se kryeqyteti ukrainas u sulmua të shtunën në mëngjes dhe i bëri thirrje kryeqytetasve që të mos kthehen për momentin. Disa banorë kanë filluar të kthehen në kryeqytet pasi Rusia tërhoqi trupat e saj nga rajoni. Klitschko, një ish-kampion bote në boks, u bëri thirrje banorëve të kryeqytetit që të ndalojnë kthimin në Kiev tani për tani.

Moska dëbon 18 anëtarë të përfaqësimit të BE-së nga Rusia. Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë të reja në Kiev.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë zmbrapsur 10 sulme ruse në territoret Donetsk dhe Lugansk në 24 orët e fundit, duke shkatërruar tre tanke, një automjet të blinduar të trupave, dy makina dhe tre sisteme artilerie. Sipas presidentit Zelenskyy, ushtarët ukrainas që kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus janë midis 2500 dhe 3 mijë, ndërsa të plagosurit janë rreth 10 mijë, por është e vështirë të thuhet se sa do të mbijetojnë.

 ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ekspertët ligjorë: Putin mund të paditet

Propaganda e luftës i lë të ndarë vëllezërit e motrat në Donbas

Sanksionet e BE-së, kamionët rus 8 orë pritje në kufirin Polako-Bjellorus

Autoritetet ukrainase: Forcat ruse të mbyllin hyrje-daljen në Mariupol dhe do vendosin…

Lufta në Ukrainë, përmbledhje e lajmeve, çfarë ka ndodhur sot

Civilët përballen me kërcënimin e përditshëm ndërsa Rusia shton ofensivën në lindje

Analiza/ Do të duhen vite për të rindërtuar Mariupolin e shkatërruar

FOTO/ Kryebashkiaku i liruar nga robëria ruse merr pjesë në Vigjiljen e Pashkëve në Vatikan

Përditësimet e fundit, çfarë ka ndodhur sot në luftën në Ukrainë

Lufta në Ukrainë, ushtria ruse rrëmben kryetarin e fshatit në rajonin e Zaporizhzhia

Kurti pret në zyrë gazetaren ukrainase: U detyrua të largohet pas pushtimit rus

Administratori ushtarak ukrainas: Granatimet ruse goditën kishën në Luhansk

Kuleba: Situata në Mariupol mund të jetë një ‘vijë e kuqe’ në negociatat me Rusinë

Zelensky: Nuk kemi ndërmend të dorëzojmë Donbasin

Princi Harry dhe Meghan Markle vlerësojnë trimërinë e ukrainasve: Bota është me ju

Zyrtarët: 7 persona të vrarë në sulmet e me raketa në Kharkiv e Zolote

Të dhënat/ Rusia ka humbur 20,300 trupa gjatë pushtimit, 733 tanke të shkatërruara

‘Sot nuk po hapim korridore humanitare’, Ukraina dhe Rusia nuk arrijnë të bien dakord

‘Ultimatumi i Mariupoli’,ukrainasit nuk dorëzohen, rusëst kërcënojnë: Do të eleminohen

Kryepeshkopi i Canterbury-t bën thirrje për armëpushim nga Rusia

“Pashkë të luftës”, Papa Françesku u bën thirrje liderve botërorë për paqe në Ukrainë

12-vjeçari mbledh më shumë se 200 mijë paund për ukrainasit e prekur nga lufta

‘Të dërgohen sa më shumë’,Von der Leyen i kërkon vendeve anëtare që t’i japin armë Ukrainës

Princi Charles përgëzon britanikët të cilët i hapën dyert refugjatëve ukrainas

VIDEO/ Protestuesi nxjerr flamurin e Ukrainës në ambasadën ruse, ata mundohen ta sfidojnë

BE dhuron 54 milionë dollarë të tjera për ndihmën humanitare në Ukrainë

‘U bë me ndërhyrjen e Erdogan’, gjenerali rus zbulon operacionin për lirimin e pengjeve

‘U bë me ndërhyrjen e Erdogan’, gjenerali rus zbulon operacionin për lirimin e pengjeve

‘Mos ejani, nuk është i sigurt’, Klitschko thirrje atyre që duan të kthehen në Kiev

MISTERI/Ukrainasit e deklaruan të vdekur,kapiteni i luftanijes ruse shfaqet në një ceremoni

Zëdhënësi rus: Fabrika e municioneve pranë Kievit është shkatërruar

‘Ka vetëm dy zgjidhje’, Zelenskyy e quan situatën në Mariupol “çnjerëzore”

Bëri thonjtë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, arrestohet një grua në Rusi

‘Ikni ose vdisni’,ultimatumi rus mbi Mariupolin përfundon sot, Zelenskyy:Situatë çnjerëzore

Kievi zgjohet nga shpërthimet, sirenat e alarmit kumbojnë në të gjithë Ukrainën

 (d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2022, 21:00

Ekspertët ligjorë: Putin mund të paditet

RUSI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, kriminel lufte, pas një sërë sulmesh të raportuara të ushtris...