Bota

Vuçiç takohet me ambasadorin rus në Serbi: Do ta ruajmë miqësinë me Rusinë dhe Kinën

17 Prill 2022, 19:48 Nga DOSJA
Vuçiç takohet me ambasadorin rus në Serbi: Do ta ruajmë

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një bisedë me ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Botsan-Kharchenko, të dielën se Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën në rrugën e saj evropiane. Rs N1info shkruan se në takim është biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve serbo-ruse, duke përfshirë edhe sferën energjetike, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera për prokurimin e gazit. Bocan-Kharchenko foli për mënyrën sesi Rusia e sheh konfliktin në Ukrainë.

Vuçiç shprehu shpresën se konflikti do të përfundojë së shpejti dhe shprehu dëshirën për paqe të qëndrueshme. Ai gjithashtu shprehu vendosjen e palëkundur të udhëheqjes shtetërore të Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon me veprimet e saj.

Vuçiç e njoftoi bashkëbiseduesin e tij për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor. Botsan-Kharchenko e uroi Vuçiçin për rizgjedhjen e tij në postin përgjegjës të kreut të shtetit, duke i dëshiruar që me punën e tij të përkushtuar të kontribuojë më tej në përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë serbe.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksandar botsan-kharchenko aleksandar vucic aleksandar botsan-kharchenko aleksandar vucic

Sondazh

Poll