Bota

Autoritetet ukrainase: Forcat ruse të mbyllin hyrje-daljen në Mariupol dhe do vendosin…

17 Prill 2022, 20:38 Nga DOSJA
Autoritetet ukrainase: Forcat ruse të mbyllin hyrje-daljen në Mariupol

UKRAINË- Një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit tha se forcat ruse kanë njoftuar se qyteti i rrethuar do të mbyllet për hyrje dhe dalje të hënën, duke paralajmëruar se burrat që mbeten në qytet do të “filtrohen”. CNN shkruan se Petro Andriushchenko, këshilltari i kryetarit të bashkisë, tha të dielën se forcat ruse kishin filluar lëshimin e lejeve për lëvizje brenda qytetit të rrethuar, duke postuar një foto që supozohet se tregon banorët të rreshtuar për kalimet.

Qindra qytetarë duhet të qëndrojnë në radhë për të marrë një leje, pa të cilën do të jetë e pamundur jo vetëm lëvizja mes rretheve të qytetit, por edhe daljet në rrugë nga java e ardhshme. Në një deklaratë të shtunën, Andriushchenko tha se forcat ruse njoftuan se qyteti do të mbyllet për hyrje/dalje për të gjithë nga e hëna, por do të ketë gjithashtu një ndalim të lëvizjes nëpër rrethe për një javë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! BE shton sanksionet ndaj Rusisë,vritet gjenerali i 8-të, Papa dënon mizoritë

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi petro andriushchenko lufta ukraine-rusi petro andriushchenko

Sondazh

Poll