Art&Argëtim

Jonida Maliqi flet për ish-bashkëshortin: S’shkova në mbrëmje mature, isha 17 vjeç dhe…

16 Prill 2022, 15:19 Nga DOSJA
Jonida Maliqi flet për ish-bashkëshortin: S’shkova në

TIRANË– Këngëtarja Jonida Maliqi ka rrëfyer një episod të veçantë nga jeta e saj. E ftuar në “Style Star” si jurist, Maliqi, teksa komentonte veshjet që kishin zgjedhur konkurrentët, ka folur pak edhe për jetën e saj personale. Ajo tregoi se kur ka qenë 17 vjeç, nuk ka shkuar në mbrëmjen e maturës por ka preferuar të kalojë një darkë romantike në shoqërinë e partnerit të saj. Në atë kohë, ka qenë partneri i saj, Gent Prizreni.

“Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm 6 vajza në Liceun Artistik. Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin,”- është shprehur Jonida.

Jonida Maliqi tashmë është beqare. Ajo është ndarë prej disa vitesh nga Prizreni, me të cilin ka edhe një djalë. Për një periudhë të gjatë, Jonida Maliqi ishte në qendër të mediave rozë pas lidhjes që krijoi me aktorin Romeo Veshaj.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz gent prizreni jonida maliqi gent prizreni jonida maliqi

Sondazh

Poll