Politike

E zbuloi Berisha, Alibeaj: Po, Gjekmarkaj ikën nesër në SHBA, e presin takime me rëndësi

16 Prill 2022, 16:24 Nga DOSJA
E zbuloi Berisha, Alibeaj: Po, Gjekmarkaj ikën nesër në SHBA, e

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbuluar se deputeti Agron Gjekmarkaj do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tre ditë pasi të njëjtën deklaratë bëri ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se do të shkojë Gjekmarkaj në Uashington pasi Lulzim Bashës nuk i lejohet, Alibeaj e ka konfirmuar këtë udhëtim. I ftuar në “Kjo javë”, Alibeaj tha se Gjekmarkaj do të niset nesër në SHBA  ku e presin takime të rëndësishmë.

“Po, është e vërtetë, Agron Gjekmarkaj, po e zbuloj, ai është një prej deputetëve që do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një prej tyre, e presin takime me rëndësi, nuk po zbuloj më shumë pasi do të jetë vetë ai personi që do të thotë më shumë rreth këtyre takimeve,”- tha Alibeaj. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj enkelejd alibeaj agron gjekmarkaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll