Bota

Sërish sulm! 2 shpërthime në veri të Kosovës, policia: U hodhën nga territori Serb

16 Prill 2022, 08:15 Nga DOSJA

KOSOVË– Në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës, raporton Express. Shpërthimet kanë ndodhur afër makinës së policisë e cila ishte në një pikë ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë. Dyshimet janë se mjetet piroteknike janë hedhur nga territori i Serbisë. Nga këto shpërthime s’ka të lënduar e as dëme materiale.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Sot, më 16.04.2022, rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime (dyshohet nga mjete piroteknike). Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë. Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave. Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë.

Ky është sulmi i pestë ndaj policisë brenda katër ditësh. Në një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Policisë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi dje se zyrtarët kufitarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në veri të vendit, derisa po bënin ndërrimin.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora kryesore kosove shperthim ne kosove sulm ne kosove kosove shperthim ne kosove sulm ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2022, 08:10

23 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

KOSOVË– Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat ...

Bota 16 Prill 2022, 06:31

Pse pasiguria e energjisë do të vazhdojë

 Energjia dhe mallrat qëndrojnë në zemër të regjimit të errët të Vladimir Putinit dhe kërcënimit që ai paraqet për botën. Katër trilionë dollarë në eksporte naf...

Bota 16 Prill 2022, 06:18

CIA: Rusia mund të përdorë armë bërthamore

Shërbimi i fshehtë amerikan, CIA ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë të vogla bërthamore në luftën në Ukrainë. Përballë “dëshpërimit të mundshë...