Bota

Mashtrohen qytetarët në Angli, SMS: Ofrojmë 150 £ zbritje të faturës së energjisë

16 Prill 2022, 07:43 Nga DOSJA
Mashtrohen qytetarët në Angli, SMS: Ofrojmë 150 £ zbritje

MBRETËRI E BASHKUAR-Qytetarët në Angli po bien pre e mashtrimeve përmes mesazheve. Skynews raporton se qytetarëve iu kërkohen detaje për llogarinë bankare në mënyrë që ata të marrin zbritje në faturën e energjisë elektrike prej 150 £. Personat që po kryejnë këtë skemë po përpiqen të përfitojnë duke u paraqitur si përfaqësues të qeverisë, thotë Shoqata e Pushtetit Lokal (LGA).

Punonjësit e këshillit nuk do të kërkojnë kurrë detaje bankare përmes telefonit, tha LGA.

Shoqata e Pushtetit Lokal paralajmërojn njerëzit që të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos japin detajet e tyre pas marrjes së papritur të një teksti, emaili ose telefonate që kërkon informacion personal ose pagesë.

“Kriminelët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar në përpjekjet e tyre për të përfituar nga shqetësimet financiare me të cilat përballen njerëzit dhe si rezultat shumë nga këto mashtrime duken të besueshme në fillim,” tha Cllr Mohan Iyengar, nënkryetar i Bordit të Komuniteteve më të Sigurta dhe më të Forta të LGA-së.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota angli mashtrim permes telefonit sms angli mashtrim permes telefonit sms

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2022, 06:31

Pse pasiguria e energjisë do të vazhdojë

 Energjia dhe mallrat qëndrojnë në zemër të regjimit të errët të Vladimir Putinit dhe kërcënimit që ai paraqet për botën. Katër trilionë dollarë në eksporte naf...

Bota 16 Prill 2022, 06:18

CIA: Rusia mund të përdorë armë bërthamore

Shërbimi i fshehtë amerikan, CIA ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë të vogla bërthamore në luftën në Ukrainë. Përballë “dëshpërimit të mundshë...