Bota

“Je i vdekur”, kërcënohet Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

15 Prill 2022, 18:44 Nga DOSJA
“Je i vdekur”, kërcënohet Presidenti serb Aleksandër

SERBI- Në Instagram, një përdorues nga Beogradi, i cili prezantohet si ish-aktor dhe kantautor, ka postuar një video ku bën thirrje për vdekjen e Aleksandër Vuçiçit. B92 shkruans e përkatësisht, ai publikoi ilustrime të “kositëses” që simbolizon vdekjen me përshkrimin “Për Aleksandar Vuçiçin”, e që shoqërohet me këngën “Ti ke vdekur”.

“Ti ke vdekur, thika është e gjatë, nata ftohtë, vdekja me agim në derë do të vijë”, janë fjalët e kësaj kënge.

Prokurori i Lartë Publik në Beograd urdhëroi Departamentin Special për Krimet e Teknologjisë së Lartë që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat së bashku me policinë dhe Agjencinë për Informim të Sigurisë për të identifikuar autorin e krimit kundër Presidentit të Republikës së Serbisë, me qëllim ndjekjen penale të tij.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll