Aktualitet

Britania dërgon azilkërkuesit në Ruandë, DailyMail: Shqipëria ishte një nga opsionet

15 Prill 2022, 07:15 Nga DOSJA
Britania dërgon azilkërkuesit në Ruandë, DailyMail:

BRITANI E MADHE– Qytetarët që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar do të fluturojnë 4 mijë e 500 milje drejt Ruandës. Kjo si pjesë e një plani masash nga Qeveria britanike ndaj emigrantëve të paautorizuar, që priten të publikohen nga kryeministri, Boris Johnson. Daily Mail raporton se sekretarja e Brendshme, Priti Patel udhëtoi për në vendin e Afrikës Qendrore pasi finalizoi “partneritet për migracionin dhe zhvillimin ekonomik”.

‘Marrëveshja e Ruandës vjen pasi një numër vendesh të tjera për përpunim në det të hapur u tha se ishin në shqyrtim nga Ministria e Brendshme. Gana dhe Shqipëria u diskutuan, së bashku me platformat e papërdorura të naftës të Detit të Veriut dhe tragetet e çmontuara në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Ishulli Ascension, pjesë e një territori jashtë shtetit të Mbretërisë së Bashkuar pothuajse 4,500 milje larg në Atlantikun e Jugut, u sugjerua gjithashtu muajin e kaluar.’– shkruan DailyMail.

Vitin e shkuar, media si “The Times”, “The Guardian” dhe “The Sun”, shkroi se Qeveria britanike po kryen bisedime me Shqipërinë. Madje ato bënë me dije edhe planin e pritjes, ku çdo emigrant, që vjen ilegalisht në Britani nëpërmjet varkave të vogla, do të dërgohet në Shqipëri brenda shtatë ditëve dhe kjo do t’i kushtojë 100 mijë paund çdo azilkërkuesi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet mbretëri e bashkuar emigrantet mbretëri e bashkuar

Sondazh

Poll