Aktualitet

Mblidhet të martën Grupi Parlamentar i PS, diskutohen emrat për president dhe ‘Rakipi’

14 Prill 2022, 11:49 Nga DOSJA
Mblidhet të martën Grupi Parlamentar i PS, diskutohen emrat për

TIRANË– Partia Socialiste do të diskutojë për çështjet e javës ditën e marte. Socialistët do të mbledhin grupin parlamentar për të diskutuar për çështjen Rakipi, qëndrimi që do të mbajë partia socialiste, si dhe dorëzimi i emrave të propozuar nga deputetët socialist për presidentin/en e re.

Formula e propozuar nga Partia Socialiste për përzgjedhjen e kandidatëve do të kryhet përmes një zarfi anonim ku do të paraqiten 3 emra nga secili deputet socialist. Propozimet konkrete do të paraqiten ditën e nesërme në grupin parlamentar të PS-së. Procedura përcakton qartë se një grup prej tre deputetësh, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri si dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, do të jenë ata që do të bëjnë përzgjedhjen e këtyre kandidatëve të sjellë nga deputetët. 

Ish-deputeti Aqif Rakipi u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin zyrtar në bërë nga Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) bëhet me dije se Rakipit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA. Për ish-deputetin Rakipi shkruhet se ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një grup kriminal të organizuar, nën ndikimin e të cilëve ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin. Orlando Rakipi është shprehur për mediat se është i gatshëm të lërë mandatin nëse do duhet.

LEXO EDHE:

Formula për zgjedhjen e Presidentit! Si do veprojnë deputetët e PS, propozojnë 3 emrat

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike aqif rakipi grupi parlamentar i ps 15 shkurt partia socialiste aqif rakipi grupi parlamentar i ps 15 shkurt partia socialiste

Sondazh

Poll