Bota

Ambasadori amerikan: Serbia s’mund të ketë të njëjtin raport me Rusinë pas 24 shkurtit

14 Prill 2022, 15:54 Nga DOSJA
Ambasadori amerikan: Serbia s’mund të ketë të njëjtin

SERBI– Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se jo vetëm Serbia por asnjë shtet në Europë s’mund ti ketë marrëdhëniet me Rusinë siç i ka patur para 24 shkurtit kur forcat ruse hynë në Ukrainë.

Këto deklarata Hill i dha në një konferencë të organizuar nga Këshilli EuroAtlantik i Serbisë, ku u shpreh se i takon Serbisë të vendos nëse do të anëtarësohet në NATO, por tha se SHBA-ja do të përkrahte nëse do të vendoste për PO.

“I takon Serbisë dhe popullit të Serbisë që të përcaktojë nevojat e tyre të sigurisë. Ne jemi të gatshëm të mbështesim aspiratat e Serbisë dhe ajo duhet të shikojë nga e ardhmja dhe çfarë mund të arrijë për veten e saj. Si anëtare e NATO-s theksoj se i takon Serbisë të vendosë, nëse do të ishte zgjedhje, nëse do të ishte dëshirë, ashtu siç dëshiron Serbia të anëtarësohet në BE, ku ne e mbështesim Serbinë dhe nëse Serbia do të donte të anëtarësohej në NATO, atëherë do të kishte edhe shumë zgjedhje të vështira që do të duhej t’i bënte, shumë procedura për të përmbushur dhe ne do ta ndihmonim Serbinë, por dua të theksoj përsëri, nuk varet nga ne por nga vetë Serbia”, tha Hill.

Hill tha  tha se marrëdhëniet me Rusinë s’mund të kthehen në ato që ishin para 24 shkurtit.

Presidenti Biden e ka bërë të qartë se nuk ka kthim mbrapa. Dyshoj se ndonjë vend në Evropë, përfshirë edhe Serbinë, do të ketë të njëjtat marrëdhënie me Rusinë si para 24 shkurtit 2022. Ka shumë gjëra në të kaluarën, për të folur se si të shikohet e kaluara, sepse është detyrë e avokatëve, jo vetëm historianëve, por e vetmja detyrë e diplomatëve është të shohin përpara dhe çfarë elementesh do të jetë e nevojshme për të ndërtuar marrëdhënie dypalëshe duke respektuar dëshirat e njëri-tjetrit”, tha ai.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni christopher hill marredheniet serbi-rusi christopher hill marredheniet serbi-rusi

Sondazh

Poll