Art&Argëtim

Jeni gati për pushimet e verës? Lexoni më parë këto 8 këshilla që të shmangni çdo sëmundje gjatë udhëtimit!

15 Korrik 2019, 10:51 Nga DOSJA
Jeni gati për pushimet e verës? Lexoni më parë këto 8

TIRANË- Për çdo kënd pushimet, udhëtimet janë të bukura dhe mezi presin të vijnë. Por në fakt për disa të tjerë edhe pse duket e çuditshme, është shumë stresuese sepse udhëtimet ju shkaktojnë probleme me shëndetin.

Por pasi të lexoni këto këshilla të thjeshta në këtë kapitull që ka përgatitur sot Dosja.al, mund të përmirësoheni dhe do dini si të kujdeseni për stomakun tuaj edhe në udhëtimet e gjata.

 Mos u ngopni

Kur përmendim fjalën pushime, menjëherë në mendje na vjen edhe ushqimi që hamë nëpër restorante, dhe fillojmë të bëhemi kurioz për të provuar ushqimet tradicionale të një vendi.

Sigurisht që sa më shumë ushqim të konsumojmë aq më shumë të rënduar do e kemi  stomakun e në këtë mënyrë do ndihemi shumë në siklet.

Hani sa më shumë fibra

Për të mbajtur stomakun në rregull një zëdhënës i OMG, sugjeron që të hani sa shumë fibra.  Frutat dhe perimet më të mira nga ku mund të merrni fibra janë: arrat, farat, dhe fasulet.

Perimet e gatuara dhe frutat e freskëta zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së stomakut.

Pini shumë ujë

Dehidratimi është një tjetër shkak i madh i kapsllëkut, kështu që pini sa më shumë të mundeni ujë, gjatë udhëtimeve.

Mbani shishe me ujë gjithmonë me vete, por bëni kujdes edhe me cilësinë e ujit dhe em materialin e shishes që e mban atë.

Bëni zgjedhje të zgjuara kur vjen puna tek pijet

Konsumi i tepërt i pijeve që përmbajnë shumë sheqer, kafeinë ose alkool mund të irritojë sistemin GI, veçanërisht tek  njerëzit që kanë stomak të ndjeshëm.

Merrni ushqim të gatuar me vete

Është shumë mirë të merrni me vete nga restorantet ku pushoni, ushqim të përpunuar ose fruta nëpër tregje, sepse konsumimi i ushqimeve të thata të blera në market është faktor kryesor për sëmundjet e stomakut.

Mos rrini me orë të zgjatura pa shkuar në banjo

Shumë njerëz e kanë për turp të pyesin ku është banjoja, dhe presin deri sa të shkojnë në destinacionin e tyre për të kryer nevojat që kanë. Në mënyrë absolute nuk nuk të rrini me orë të zhgjatura pa shkuar një banjo sepse në stomakun tuaj mund të krijohen probleme. Pastaj disa ditë të kapsllëkut mund t’iu shkaktojnë diarre.

Lani sa më shpesh duart

Para se të hani mos neglizhoni kurrë larjen dhe pastrimin e duarve me sapun dhe ujë të bollshëm, sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër veç kësaj për të ndaluar  përhapjen e mikrobeve dhe sëmundjeve.

Mbani medikamente me vete kudo që shkoni

Nuk po flasim për medikamentet me recetë dhe me rekomandim nga mjeku, por për qetësues ose ndihmues të lehtë që mund t’iu ndihmojnë në raste të vështir audhëtimesh, ku nuk ka farmaci apo qendra shëndetësore.

Marrë dhe përshtatur nga healthline

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 8 keshilla per udhetimet problemet me stomakun ushqimet 8 keshilla per udhetimet problemet me stomakun ushqimet

Sondazh

Poll