Art&Argëtim

Bes Kallaku blen dhuratën e shtrenjtë për Ajkën, Arbana Osmani lë komentin EPIK (FOTO)

15 Korrik 2019, 07:25 Nga DOSJA
Bes Kallaku blen dhuratën e shtrenjtë për Ajkën, Arbana

TIRANË– Bes Kallaku pak ditë më parë festoi ditëlindjen e parë të vajzës së tij, Ajkës. Ai ndau në rrjete sociale dhe dhuratën e veçantë që kishin vendosur t’i bënin të bijës në këtë ditë të veçantë, një qen.

Qeni i përket races Weimaraner dhe ka një pamje të veçantë. Në ngjyrë hiri dhe me veshë të mëdhenj, Icon Style mësoi se ky qen ka kushtuar plot 1500 euro.

Por, Arbana Osmani nuk ka nguruar të lërë komentin epik poshtë fotos së postuar nga aktori I humorit.

“Po pse mirë e keni skifterin,”- i shkruan Arbana Osmani.           

Siç dihet, kënga e Bes Kallakut “Skifterja ime” u bë hit dhe kjo fjalë përdorej gjërësisht kur bëhej fjalë për aktorin e humorit. Pas komentit të moderatores edhe përgjigja e Besit nuk mbetet pas.

“Kisha edhe nje ujk si opsion, dhuratë nga Puka, por zgjodhëm qenin,”- shkruan aktori i humorit.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktori i humorit arbana osmani bes kallaku dhurata e bes kallakut per ajken moderatorja qeni i racës weimaraner aktori i humorit arbana osmani bes kallaku dhurata e bes kallakut per ajken moderatorja qeni i racës weimaraner

Sondazh

Poll