Bota

Anija ruse në Detin e Zi/ Ukraina: E goditëm me raketa Neptun. Moska: Ishte zjarr në bord

14 Prill 2022, 05:53 Nga DOSJA
Anija ruse në Detin e Zi/ Ukraina: E goditëm me raketa Neptun. Moska:

UKRAINË– Një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës ruse, e cila ndodhej në fund të Detit të Zi, ka marrë një goditje nga një raketë në ditën e 50 të pushtimit të Ukrainës. Ishte një zjarr që shkaktoi shpërthimin në Moskva, thuhet në deklaratën e mediave ruse, duke shtuar se të gjithë marinarët ishin evakuuar më parë. Në deklaratë thuhet: “Municioni i kryqëzorit Moskva ka shpërthyer si pasojë e një zjarri në anijen luftarake. Anija është dëmtuar rëndë. I gjithë ekuipazhi është evakuuar. Shkaku i zjarrit po hetohet.” Megjithatë, nuk specifikohet shkaku i zjarrit.

Ndërkohë nga ana tjetër, Ukraina prentendon se ishte ajo e cila e goditi me raketa ‘Neputun’. Për shkak të stuhive të mëdha mbi Detin e Zi që errësojnë imazhet satelitore, ende nuk është konfirmuar vizualisht se anija është goditur.

Çfarë dihet për kryqëzorin rus të dëmtuar?

Kryqëzori i raketave Moskva u ndërtua në fillim të viteve 1980 në atë që atëherë ishte Bashkimi Sovjetik. Ai është ndërtuar në fakt në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, i cili është bombarduar rregullisht ditët e fundit nga trupat ruse. Anija 186 metra e gjatë ishte anija kryesore e Projektit të marinës sovjetike Atlant 1164. Fillimisht u quajt Slava, por më vonë u quajt Moskva (Moskë).

Armatimi kryesor i anijes luftarake janë raketat kundëranije P-1000 Vulkan. Kryqëzori – i cili u bë flamuri i Flotës së Detit të Zi në 2000 – luajti një rol kyç gjatë fushatës ushtarake të Rusisë në Siri, e cila filloi në 2015.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll