Bota

7 të plagosur nga sulmi me raketa ruse në zonat civile të Donetskut

13 Prill 2022, 12:51 Nga DOSJA
7 të plagosur nga sulmi me raketa ruse në zonat civile të

UKRAINË- Të paktën shtatë persona u plagosën në një sulm me raketa ruse që dëmtoi një bllok apartamentesh në Cherkasy në rajonin Donetsk.

“Taktika kryesore e Rusisë tani është të vrasë dhe terrorizojë civilët, në dritën e dështimit të saj ushtarak në Ukrainë,” tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Donetsk.

Ai pohoi se Rusia pa pushim ka riafirmuar se është e paaftë për të zhvilluar një luftë, e paaftë për t’i rezistuar Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ndërkohë që forcat ruse vazhdojnë të qëllojnë në qytete dhe fshatra përgjatë gjithë vijës së frontit.

Dy qytete në rajonin lindor të Donetskut, Avdiivka dhe Velyka Novosilka, janë nën sulme që synojnë ndërtesat e banimit, infrastrukturën e qytetit dhe një shtëpi private, të mërkurën, shtoi ai.

LAJMI KRYESOR: 49 ditë luftë/ Zelenskyy propozon shkëmbim me të burgosurit, Biden: Putin po kryen gjenocid

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi pavlo kyrylenko lufta ukraine-rusi pavlo kyrylenko

Sondazh

Poll